Close Menu
Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • ShowBizi
    • TvShow
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi

    “Kujdes ndaj personave që duan t’ju pengojnë!”- Parashikimi i horoskopit, çfarë kanë rezervuar yjet për ju

    0
    By admin on February 2, 2025 ShowBizi

    Dashi/Ndikimi i favorshëm i yjeve, do të bëjë që të keni dëshirë të madhe për të udhëtuar.

    Ndonëse problemet e mbartura nuk do të zgjidhen kollaj, situata do të jetë më e lehtësuar.

    Po ashtu parashikohet që gjatë kësaj të diele të përjetoni emocione dhe pasion të madh.

    Demi

    Do të jetë një ditë gjatë së cilës nuk do të mungojë tensioni dhe nervozizmi. Kjo për shkak të problemeve që kanë lidhje me të kaluarën. Pas një të premteje nën ritmin e duhur sa i takon formës fizike, sërish nuk do e keni marrë veten.

    Binjakët

    Për të jetuar diçka të bukur përfitoni nga ndikimi i favorshëm i yjeve, në mënyrë që të relaksoheni pak më shumë. Jepini më shumë hapësirë krijimtarisë tuaj ose organizoni një udhëtim për tu larguar nga rutina. Ndonëse nga pikëpamja profesionale gjërat nuk po ecin mirë, do të keni dëshirë që të dilni dhe të shpërqendroheni. Ditët e fundit të prillit do të ofrojnë zgjidhje, të cilat as nuk i mendonit se do i gjenit.

     

    Gaforrja

    Ju ndodh që të jeni të përhumbur nga ndonjë brengë më tepër dhe të mendoni negativisht mbi gjithë sa ju rrethon. Në ditët e kaluara ka ndodhur diçka që ju ka lënduar, ndaj nuk është momenti që të jetoni mes dy historive paralele si dhe mos u përhumbni pas të kaluarës. Në punë mund të ketë disa pengesa që do ju nervozojnë.

    Luani

    Parashikohet që gjatë kësaj të diele të ketë ndonjë konflikt në familje. Po përmbyllni një betejë të vogël personale, nga e cila do të dilni fitues. Megjithatë Venusi do të sjellë një sërë mundësish të cilat duhen kapur fluturimthi, pasi nuk përsëriten dy herë.

    Virgjëresha

    Kjo e diel do të jetë shumë e rëndësishme pasi Urani dhe Saturni do ju mbështesin në çdo gjë që bëni. Do të jeni disi nervoz pasi i druheni një zgjedhje profesionale. Këshillohet që të bëni kujdes ndaj atyre personave që duan t’iu pengojnë.

    Peshorja

    Gjatë kësaj dite nuk do arrini që të bëni gjithë çfarë doni. Do të jeni disi të lodhur ndoshta edhe për shkak të ndonjë problemi shëndetësor. Në ditë të tilla, është mirë që të bëni përshtypje tek të tjerët. Në dashuri do të ketë ndonjë tension për tu kaluar.

    Akrepi

    Do t’iu duhet të përballeni me disa probleme të cilat janë mbartur nga ditët e kaluara. Ndikimi i kundërt i Uranit, ju fton që ti bëni një kthesë të rëndësishme. Ndonëse muajt e kaluara keni pasur probleme, tashmë ka ardhur momenti i kthesës.

    Shigjetari

    Nëse po çoni përpara disa projekte që i keni nisur prej kohësh, duhet të nxirrni ndonjë As që keni nën mëngë. Në këtë moment rrezikoni që të nënvlerësoni ndjenjat dhe të vini në plan të parë punën dhe kjo gjë mund të jetë e gabuar. Marsi ju këshillon që të kujdeseni më shumë për trupin tuaj, pse jo dhe të filloni një dietë.

    Bricjapi

    Çiftet më të konsoliduara janë më të prirur që ti kalojnë pengesat e krijuara nga yjet. Po ashtu kush ka planifikuar një udhëtim me njeriun e zemrës, një shtatzëni apo bashkëjetesë, do i duhet të përballet me një sërë vështirësisë. Në punë do të mungojnë disa siguri dhe do ju duhet të shtyni ndonjë investim ose projekt.

    Ujori

    Sipas horoskopit të Paolo Fox, ka ardhur momenti që të bëni një kthesë të rëndësishme në jetën tuaj. Do t’iu duhet të përballeni me një problem të vogël dhe do të keni vështirësi ekonomike për të çuar përpara ndonjë projekt. E diela do të favorizojë takimet në dashuri.

    Peshqit

    Yjet kapriçoze do ju komplikojnë disi ditën në raport me persona të tjerë. Veçanërisht ata që jetojnë me të lindurit e shenjës së binjakëve apo akrepit, mund të kenë ndonjë debat të ndezur. Kapërcimi i situatave nuk do të jetë i lehtë, por jo gjithmonë do të varet nga ju. Afrimi i muajit maj do të sjellë të reja të rëndësishme, por edhe ndryshime.

    Horoskopi
    Previous ArticleJetmiri “shpërthen” ndaj produksionit, shkak Laerti & Rozana: “Po i mbijetojnë mllefit tuaj…”
    Next Article I shokuar, Klajdi i përgjigjet Bernardit pas deklaratës se atij i pelqejn meshkujt…
    ShowBizi

    Reagon për herë të parë Elvis Pupa pas shpalljes në kërkim nga autoritetet australiane

    May 24, 2025

    Egli Tako jep lajmin e ‘madh’, ka një befasi për fansat e saj

    May 24, 2025

    Egli Tako jep lajmin e ‘madh’, ka një befasi për fansat e saj

    May 24, 2025
    TV SHOW

    Gjesti thumbon Xhenetën, por ka një mesazh edhe për Eglin

    May 24, 2025

    E papritur, Bora Zemani “zhvesh” pantallonat në publik…

    May 24, 2025

    Oferta “e majme” që rikthen në ekran Arbana Osmanin! Në çfarë formati do e shohim prezantuesen?

    May 24, 2025
    Horoskopi

    “Kujdes me grindjet në çift apo me kolegë”/ 3 shenjat me fat dhe 3 shenjat që duhet të bëjnë sytë katër këtë të shtunë

    May 24, 2025

    Cila shenjë do të ketë takime misterioze? Horoskopi për sot: Beqarët mund të ritakojnë dikë nga e kaluara…

    May 24, 2025

    Javë vendimtare për dashurinë, paratë dhe karrierën! Astrologia tregon se si ndikon Hëna e re te shenjat

    May 23, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Aguliçja, lulja që SHËRON pa ilaçe! Ja si ta përdorësh / Ylli Merja tregon se eshte Ideale në luftimin e…

    May 21, 2025

    Çfarë fshihet pas ënjtjes së këmbëve? Ylli Merja tregon se cfare e shkakton dhe ju tregon trajtmin me..

    May 21, 2025

    Propolisi, thesari i çmuar i natyrës që kuron qindra sëmundje, Ylli Merja: Numër një për forcimin e…

    May 21, 2025
    © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.