Close Menu
Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • ShowBizi
    • TvShow
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi

    Ylli Merja: Si të kuroni alergjinë me qumësht blete e propolis: Qumështi i bletës luan një rol kyç në…

    0
    By admin on February 23, 2025 Këshilla Shëndeti

    Në këtë periudhë shumë persona shfaqin shenja alergjie, pasi është vetë stina e klima e ndryshueshme, që ndikon në shfaqjen e simptomave të para.

    Tashmë që temperaturat janë rritur, pemët po zhveshin sythat e tyre e poleni i luleve po përhapet në ambient.

    Kur poleni thithet nga njeriu nëpërmjet rrugëve respiratore të frymëmarrjes, atëherë fillojnë shqetësimet në organizëm.

    Ky i fundit irritohet e reagon ndaj grimcave, të cilat janë futur në mushkëri e shfaqin problematika, ku numri i leukociteve apo rruazave të bardha të gjakut fillon të rritet e më tej imunoglobulina fillon të marrë vlera të larta.

    Me kalimin e tyre në gjak, fillon të rritet histamina, një kimikat që kur hyn në qarkullimin e gjakut, krijon një irritim, një ënjtje të rrugëve respiratore, skuqje të syve apo probleme me hundën.

    Në këto momente, individit i fillojnë teshtimat, ka kruajtje apo nxirrje të rrathëve të syve, skuqje të buzëve e në rastet kur këto depozitime janë mbi lëkurë, fillon të irritohet i gjithë sistemi.

    Të gjithë personat janë në kontakt me polenet, ngacmuesi i parë që shkakton alergji si dhe myqet që rriten në kushte shtëpie apo në ajër, por theksohet se jo të gjithë njerëzit vuajnë nga alergjitë e shkaktuara nga dy faktorët e mësipërm.

    Në rastet kur ulet rezistenca, njeriu është shumë i predispozuar për t’u prekur nga alergjitë e stinës, pasi këto elementë e kanë shumë më të thjeshtë që të japin efektin e tyre ngacmues dhe irritues në një organizëm të dobët. Në këtë periudhë njerëzit duhet të jenë të kujdesshëm e të përpiqen të rritin sa më shumë imunitetin.

    Shenjat e para

    Dallimi i simptomave të alergjisë është i dukshëm e thelbësor, krahasuar me shenjat që shfaqen kur individi është i prekur nga gripi.

    Nëse personi ka një kollë të bezdisshme, të shoqëruar me rritje të temperaturës e këputje trupore (në këmbë e duar), me një rëndesë në mushkri e dhimbje koke, atëherë duhet kuptuar që këto shenja lidhen me ftohjen.

    Ndërsa kur njeriu preket nga polenet, ai nuk ka temperaturë, por teshtitje, rrjedhje hundësh, kruajtje sysh e nëse kruhet edhe lëkura, fillon të skuqet.

    Kurimi me bimë medicinale

    Normalisht që gjatë kësaj periudhe duhet që individi të kujdeset shumë që të rrisë imunitetin, kështu që duhen përdorur produkte që përmbajnë flavonoide apo vitaminë C.

    Nëse u japim fëmijëve 5-6 kokrra trëndafili të egër, atëherë do të kuptojmë që është një medikament me të vërtetë jo vetëm rifreskues, por që ndikon edhe në rritjen e rezistencës.

    Gjithashtu, rekomandohet përdorimi i lëngut të limonit e portokallit, si dhe shafrani i kuq. Ndërkaq, këshillohet për të gjithë personat alergjikë, marrja e qumështit të bletës dhe propolisi. Këto dy të fundit janë testuar në rastet e personave me alergji kronike e kanë dhënë efekte të mrekullueshme.

    Qumështi i bletës luan një rol kyç në organizëm, pasi i vë të gjitha organet në punë, duke i bërë më dinamike në luftën ndaj viruseve. Një ndër shkaqet e alergjive të stinës janë edhe myqet e këto bëhen shkak për rritjen e shkallëve të irritimit në organizëm. Propolisi antimykotik ul në mënyrën më drastike shkallën e agresivitetit të sporeve të kërpudhave apo poleneve.

    Rekomandohet të merren 10 pika nga ky medikament në ditë e kështu do të ketë një përmirësim të situatës e qetësim të mushkërive. Edhe çaji antialergjik këshillohet nga ana jonë për pacientët si dhe të bëjnë një shpëlarje të trupit me lëngun e bimëve të trumzës, gjethet e ftoit e mushmollës, në mënyrë që të largojmë nga organizmi të gjitha pluhurat.

    Gjithashtu, është mirë të përdoret një çaj rigoni apo trumze, pak spec i kuq apo djegës që rritin së tepërmi rezistencën e organizmit, pa harruar edhe karotën. Ushqimet si qumështi, djathi, kosi nuk këshillohen që të përdoren nga personat alergjikë, pasi janë kultura shumë të përshtatshme, ku mund të zhvillohen më së miri ngacmuesit që shkaktojnë alergji. Gjithashtu, edhe çaji i kamomilit nuk duhet të përdoret, pasi e vë trupin në gjumë dhe ndërkohë fitojnë terren e shumohen mikroorganizmat që shkaktojnë alergji. Në rastet kur individët kanë bllokim të sipërm të rrugëve të frymëmarrjes, pra të hundës, atëherë duhet të përdorin vajin e dafinës, i cili ka efekte të mrekullueshme në luftimin e alergjisë, pasi përmban flavonoide, që minimizojnë irritimet. Njerëzit që kanë lotim të syve nga alergjia duhet t’i shpëlajnë fillimisht me ujë të ftohtë, ose me çajin e cianës, e pas kësaj të bëjë një lyerje nga jashtë me hudhër, ndërsa në rastet e kollës së thatë duhet të përdoret lulja e thundërmushkës apo propolisi.

    Qumeshti i Bletes Ylli Merja
    Previous ArticleYlli Merja: Si të kuroni hernien diskale me farën e sinapit të zi: Për disa persona që ndoshta nuk kanë…
    Next Article Si të shkrini gurët në tëmth me rigon: Ylli Merja jep zgjidhjen: Në momentin që…
    ShowBizi

    “Endrrat tuaja në lidhje me paratë mund të…”/ Horoskopi për ditën e sotme,: Ka gjasa të keni rritje page

    May 17, 2025

    Alba dhe Limi në pritje të një fëmije? Zbulojnë të vërtetën në Ferma VIP

    May 17, 2025

    Pse u largua nga Ferma VIP? Alba zbulon publikisht ‘sekretin’ e saj dhe Limit

    May 16, 2025
    TV SHOW

    Luana Vjollca kapet “mat”, detaji në veshjen e saj nxit kritika në rrjet (Video)

    May 17, 2025

    Alba dhe Limi në pritje të një fëmije? Zbulojnë të vërtetën në Ferma VIP

    May 17, 2025

    U perfol ne media per nje pritje te embel… Donaldi i bën një dedikim Borës, që çdo vajzë do donte…

    May 16, 2025
    Horoskopi

    “Endrrat tuaja në lidhje me paratë mund të…”/ Horoskopi për ditën e sotme,: Ka gjasa të keni rritje page

    May 17, 2025

    Një ‘derë’ drejt mundësive, Chrysanthi Kalogeri zbërthen mesazhin e javës për shenjat

    May 16, 2025

    Këto janë 3 shenjat e horoskopit që i bëjnë lekët “rrush e kumbulla”

    May 16, 2025
    Këshilla Shëndeti

    “Sanza” ose e njohur si “Gentiana”, bima mrekullibërëse e veriut të Shqipërisë: Ylli Merja tregon vetite e ksaj bime…

    March 16, 2025

    Mjeku tregon efektet e vajit të farës së zezë në organizim e trupit: Përmirëson funksionin e mëlçisë dhe…

    March 16, 2025

    Ylli Merja: I kam kthyer flokët edhe tullacëve, ja si e arrita me…

    March 16, 2025
    © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.