Close Menu
Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • ShowBizi
    • TvShow
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi

    Ylli Merja: Si të kuroni hernien diskale me farën e sinapit të zi: Për disa persona që ndoshta nuk kanë…

    0
    By admin on February 23, 2025 Këshilla Shëndeti

    Me kalimin e moshës, shumë personave u shfaqen një sërë problemesh shëndetësore, e ndër më të shpeshtat janë sëmundjet si hernia diskale apo artriti reumatoid.

    Shkaktarët e këtyre sëmundjeve janë të shumta por trajtimi me medikamente jo gjithmonë rezulton efektiv e pacientët jo rrallëherë kërkojnë shërim nga mjekësia medicinale.

    Të gjitha sëmundjet si artriti reumatoid, borsiti, menisqet, problemet e dhimbjeve lumbare, hernia diskale, pak a shumë kanë të njëjtën natyrë. Në thelb ato janë veçse një infeksion alergjik që prek membranat sinoviale.

    Këto membrana janë si qese që mbajnë lëngun sinovial, dhe ky i fundit ndodhet midis kockave dhe kyçeve e nuk i lejon ato që të fërkohen e të konsumojnë njëra-tjetrën.

    Ky inflamacion alergjik që ndodh në kyçe prek mosha nga më të ndryshmet, duke filluar që nga moshat 20-30 vjeçe.

    Fillimisht këto baktere qëndrojnë në gjendje pasive, por bëhen aktive në momentin që depozitohen në palcën e kuqe të kockave dhe nëpër kyçe e shkaktojnë dhimbje.

    Faktorët

    Në rastet kur tregoheni të pakujdesshëm në kurimin e bajameve, gjëndrat limfatike fillojnë të acarohen dhe prodhojnë limfocitet T, të cilat shumohen në numër dhe trupi prodhon antikorpuse kundër faktorit reumatoid që është shumuar.

    Këta stafilokokë që zhvendosen nga bajamet, shkojnë në veshka, e më tej hyjnë në qarkullimin e gjakut.

    Nëse një trup nuk funksionon në mënyrë të sinkronizuar, duke përfshirë këtu gjëndrat endokrine dhe organet e tjera, është më i predispozuar për t’u prekur nga këta ngacmues të jashtëm, ku përfshihen edhe këto baktere që shkaktojnë sëmundjen e artritit.

    Me kalimin e kohës fillojnë shqetësimet e para, që shoqërohen me ndjesi këputjeje, lodhjeje, temperaturë, dhimbje gjunjësh e kockash si dhe me mungesë oreksi. Këto shenja shfaqen kur stafilokokët hyjnë në gjak e fillojnë të bëhen aktivë, të shumohen dhe të përhapen në trup.

    Stadi i dytë i kësaj sëmundjeje progresive është që, nëse nuk kurohet, ai përparon në mënyrë të përshkallëzuar. Gjatë këtij momenti kemi përhapje simetrike në të dyja gjymtyrët, dhe fillon të japë dhimbje, dobëson enët e qarkullimit të gjakut dhe i hollon.

    Këto të fundit, me ndryshimin e shtypjes atmosferike bëhen të brishta dhe ulja e shtypjes shkakton çarjen e kapilarëve, çka jep shumë dhimbje te pacienti.

    Një pacient, i cili verifikon se ka disa nga simptomat e sipërpërmendura, mund të kryejë disa diagnostikime, si faktori reumatoid, fibrinogjenin, proteinën C reaktive dhe acidin urik.

    Në momentin që acidi urik rezulton i lartë, atëherë pacienti ka depozitime të larta të kalciumit në kocka, çka shkakton deformimin e kockave, që shfaqet më tepër në gishtat e këmbës dhe të dorës.’

    Efektet

    Përdoruesit e kësaj recete, i ndien me të vërtetë frytet e një pune studimore shumë të arrirë, vetëm brenda dy ditësh. Por për të sëmurët këshillohet përdorimi i një çaji, që është i kompozuar.

    Ai përmban çaj antikolesterol, disa gjethe kundër reumatizmës, gjethen e urthit, gjethen e hithrës, lulen e tërfilit të kuq të malit dhe gjethen e bishtit të kalit. Dhe së dyti, është përdorimi i një vaji bimor, i quajtur vaj për artritin dhe hernien.

    Ky vaj esencial dhe çajrat janë marrë kryesisht nga farat e sinapit, nga ekstraktimi i gjetheve të pishës, dafinës, bredhit e me radhë. Çaji duhet të përdoret 3 herë në ditë, duke zierë në 2 litra ujë, një përzierje me 5-6 lugë gjellë çaj për kolesterolin, një dorë me hithra, disa gjethe urthi, një dorë me gjethe të bishtit të kalit dhe pak dëllinja, ose trëndafil të egër. Këto përdoren në varësi individuale për çdo përdorues.

    Nëse ka obezitet fusim në këtë përzierje edhe pak gjethe mështekne, nëse ka problematika me luhatjen e tensionit, atëherë shtojmë më shumë çajin e kolesterolit, nëse ka një aritmi zemre që shoqërohet edhe me vështirësi në ecje, atëherë i shtojmë edhe bimë të tjera. Edhe biseda me pacientin dhe ekzaminimet mjekësore që mund të ketë bërë janë shumë të dobishme.

    Nëse ka një grafi për kockat është mirë të dihet se ku është problemi më i madh i tharjes së lëngut sinovial, nëse ka analizat e gjakut, mund të shihet a ka acid urik të ngritur, apo kolesterol. Në përgjithësi te femrat ka një porozitet më të madh të kockës. Kështu i shtohet tërfili këtij çaji kur bëhet fjalë për rastet kur ka kripëra minerale për të forcuar kockën, ose i shtohet vaj bajameje dhe lajthi, për të forcuar kockën, ndërsa për meshkujt shtohet diçka tjetër për t’i dhënë më shumë forcë burrërore, shtohet rrënjë hithre dhe gjethe hithre, ndërsa një femre mund t’i jepen farat e hithrës, ose mund të shtohen dozat e tërfilit të kuq, për të forcuar kockën sidomos në pjesën e kokës së femurit, kur kjo kockë bëhet shumë poroze. Madje, duke parë edhe grafitë, sidomos te njerëzit që janë më të moshuar, të kenë kujdes në ato pika të kockës, që të mos e dëmtojnë dhe të mos thyhet. Ky trajtim ka dhënë rezultat, bashkë edhe me një dietë ushqimore të duhur. Është përgatitur një ushqim për mëngjesin me bajame, thekër ose edhe çajrat e mësipërme dhe është vënë re që pas 4-5 muajsh, disa pacientë që kanë qenë në kufirin e osteoperisë, janë ngjitur në brezin normal. Ose kanë ardhur nga kufiri i osteoporozës në kufirin normal të kockës, që duket duke i krahasuar dy grafitë e kockave.

    Përdorimi i sinapit

    Për disa persona që ndoshta nuk kanë mundësi të gjejnë këtë trajtim, është edhe një tjetër alternativë që mund t’u shërbejë për të lehtësuar dhimbjet. Pacientët mund të marrin farën e sinapit të zi, që të djeg nëse e shtyp me dhëmbë dhe të bëjnë një pastë për të lyer zonat e ndryshme. Lëreni për 2-3 orë dhe menjëherë ajo bën efektin e saj. Pastaj hiqeni atë dhe mund ta shihni gjurmët që ka lënë. Kështu, duke eliminuar medikamentet që shpesh japin edhe efekte anësore, këto probleme të artritit reumatoid, hernieve apo osteoporozës mund të gjejnë shërim, thjesht duke kombinuar disa bimë mjekësore apo edhe vajra esenciale, për një trajtim sa më natyral të shëndetit.

    Hernia Diskale Ylli Merja
    Previous ArticleYlli Merja: Fuqitë e mrekullueshme të uthullës së hudhrës, ja si ta përgatisni
    Next Article Ylli Merja: Si të kuroni alergjinë me qumësht blete e propolis: Qumështi i bletës luan një rol kyç në…
    ShowBizi

    Reagon për herë të parë Elvis Pupa pas shpalljes në kërkim nga autoritetet australiane

    May 24, 2025

    Egli Tako jep lajmin e ‘madh’, ka një befasi për fansat e saj

    May 24, 2025

    Egli Tako jep lajmin e ‘madh’, ka një befasi për fansat e saj

    May 24, 2025
    TV SHOW

    Gjesti thumbon Xhenetën, por ka një mesazh edhe për Eglin

    May 24, 2025

    E papritur, Bora Zemani “zhvesh” pantallonat në publik…

    May 24, 2025

    Oferta “e majme” që rikthen në ekran Arbana Osmanin! Në çfarë formati do e shohim prezantuesen?

    May 24, 2025
    Horoskopi

    “Kujdes me grindjet në çift apo me kolegë”/ 3 shenjat me fat dhe 3 shenjat që duhet të bëjnë sytë katër këtë të shtunë

    May 24, 2025

    Cila shenjë do të ketë takime misterioze? Horoskopi për sot: Beqarët mund të ritakojnë dikë nga e kaluara…

    May 24, 2025

    Javë vendimtare për dashurinë, paratë dhe karrierën! Astrologia tregon se si ndikon Hëna e re te shenjat

    May 23, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Aguliçja, lulja që SHËRON pa ilaçe! Ja si ta përdorësh / Ylli Merja tregon se eshte Ideale në luftimin e…

    May 21, 2025

    Çfarë fshihet pas ënjtjes së këmbëve? Ylli Merja tregon se cfare e shkakton dhe ju tregon trajtmin me..

    May 21, 2025

    Propolisi, thesari i çmuar i natyrës që kuron qindra sëmundje, Ylli Merja: Numër një për forcimin e…

    May 21, 2025
    © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.