Prej disa kohësh, fansat e Donald Veshajt kanë vënë re mungesën e tij nga skena muzikore, ekranet televizive dhe rrjetet sociale.

Aktori, këngëtari dhe moderatori i njohur, i cili për vite me radhë ka qenë një nga figurat më të përfolura të showbizit shqiptar,
duket se ka vendosur të marrë një pauzë nga bota e zhurmshme e famës.
Burime pranë artistit bëjnë me dije se Donald Veshaj i është larguar përkohësisht ekranit dhe muzikës për t’iu përkushtuar një pasioni të vjetër të tijin: pikturës, shkruan “Kosovarja”.
Prej muajsh ai po punon në studio private, ku ka krijuar disa vepra të cilat, sipas miqve të tij,
janë shumë personale dhe mbajnë brenda emocione të forta.