Numri i pacientëve të prekur nga sëmundjet e zemrës po shtohen progresivisht e madje në shumë raste zgjasin për vite me radhë.
Një nga faktorët kryesorë që ndikon në shfaqjen e sëmundjeve të zemrës është konsumimi i tepërt i ushqimeve që përmbajnë kolesterol, e kjo sjell një bllokim të arterieve nga pllakëzat e kolesterolit.
Kjo situatë do të vazhdojë të sjellë problematika nga më të ndryshmet në zemër e si rrjedhojë cipa e jashtme e zemrës, dy shtresat e saj do të fillojnë ndonjëherë të mbushen me ujë, nga shkaqe të ndryshme infektive që mund të ketë ky organ.
Njeriu nëse e kupton, nëse e parandien mund të shkojë tek mjeku duke i treguar në mënyrë të detajuar simptomat dhe shenjat klinike që i kanë shkaktuar këtë shqetësim.
Nëse një person ka anoreksi, këputje trupore, një bllokim të kraharorit e ngushtim të tij, një vështirësi në frymëmarrje, vështirësi në ecje në rrugë të gjata; atëherë personi ka të bëjë më një perikardit.
Cipa e zemrës kryen dy funksione kryesore: mbështjell zemrën dhe përmban disa fibra që nuk e lejojnë infektimin e zemrës (së bashku me degëzimet e aortave dhe venave).
Në rastet kur mes cipës së zemrës dhe perikardit, shtohet likid (ujë I brendshëm), krijohet më tej një vështirësi sepse zemra duket sikur punon në ujë. Përveç kësaj aty fillojnë që të na shfaqen probleme të tjera. Kur kllapat e zemrës mbushen me pllaka kolesteroli, nuk funksionojnë mirë.
Diagnostikimi
Në të gjitha ato raste kur pacienti diagnostikohet nëpërmjet elektrokardiogramës, shfaqen amplituda e distanca jo të njëjta nga njëra rrahje e zemrës në tjetrën. Pacienti në këto situata duhet të kuptojë që ka probleme me aritminë. Për kurimin e kësaj sëmundjeje, fara e avokados është shumë e mirë për t’u përdorur, edhe gjethja apo lulja e likopsit gjithashtu. Ka raste kur aritmia e zemrës shfaqet edhe nga ndonjë çrregullim i stomakut, pra një njeri që ka aciditet të tepërt, ka gromësima; ndodh që ushqimi të godasë në tavanin e stomakut dhe të krijojë shqetësime nervore. Këto lëvizje të stomakut ngacmojnë pjesën e poshtme të zemrës dhe kjo fillon të japë ndonjëherë edhe aritmi.
Pra, duhet bërë mirë identifikimi i shkaqeve që i sëmuri t’i japë sa më shpejt të jetë e mundur, një zgjidhje të situatës. Infeksionet e zemrës mund të shkaktojnë edhe çrregullime të tensionit ku ndonjëherë mund ta ulë e në raste të tjera mund ta rrisë, vecanërisht kur arteriet janë të bllokuara. Për të normalizuar tensionin e lartë, mund të përdoret speci djegës I cili ka një substancë, që ka vetinë të zgjerojë enët e qarkullimit të gjakut. Konsumimi I specit djegës na mbron nga infarkti I miokardit. Edhe nëse I vendosim këmbët brenda një ene me ujë, në temperaturën 40-45 gradë atëherë tensioni do të ulet menjëherë. Ndërsa mjafton vetëm një lugë kafeje me shafran për normalizimin e tensionit, ose një kokërr kripë poshtë gjuhës kundër tensionit të ulët.
Trajtimi me bimë medicinale
Në vendin tonë rriten bimë me vlera të mëdha kurative si mështekna, dëllinja, murrizi, të cilat njihen si luftuesit më të mirë ndaj kësaj sëmundjeje. Por mështekna e njohur në gjuhën shkencore si betulae folium arrin të largojë ujin nga zemra falë përbërësve të fuqishëm që mbart, duke krijuar një lehtësim shumë të madh në punën e këtij organi.
Pas konsumimit të çajit të mështeknës, zemra e njeriut të sëmurë arrin të punojë në mënyrë ritmike dhe pa u infektuar. Ndërsa nëse do të shohim problematika të tjera, jo vetëm vështirësi në frymëmarrje e ngushtim të kafazit të kraharorit, por edhe mpirje të krahut të majtë, atëherë paçienti duhet të shkojë tek mjeku dhe të mirëdiagnostikohet. Pra, ndezja e kraharorit, bllokimi e tendenca për të qëndruar të kërrusur para, janë shenja të qarta të një inflamacioni të miokardit, dhe në këto raste preket muskulatura e zemrës.
Kështu shtresa e zemrës fillon të pësojë ngushtim të enëve të qarkullimit të gjakut. Arteria koronare fillon të bllokohet e ngushtohet për shkak të ndonjë pllake kolesteroli apo gjaku të mpiksur, si pasojë gjaku ose qarkullon me vështirësi ose nuk qarkullon fare. Nëse I sëmuri nuk kurohet, atëherë zemra gradualisht mund të dalë jashtë funksionit, çka mund të shkaktojë edhe infarkt. Njerëzit duhet të tregohen tejet të kujdesshëm me konsumimin e tepërt të yndyrave dhe kolesterolit. Për të shkrirë pllakat e kolesterolit duhet të përdoren të gjitha bimët që përmbajnë acide organike.
Murrizi ka në përbërjen e tij acidin triterpenik, i cili ka aftësinë për t’i shkrirë këto pllakëza dhjamore. Pacientët e sëmurë mund të përdorin, gjithashtu, çajin e gjelbër I cili jep rezultate të kënaqshme pasi përmban jo vetëm antioksidantë që ndihmojnë minimizimin e kolesterolit. Ndërkaq edhe molla e egër e cila rritet në shumë zona të vendit tonë, ka aftësinë e mrekullueshme për të luftuar sëmundje, pasi shërben si një antioksidues e pastrues.
Të gjitha bimët e sipërpërmendura mund t’i konsumoni në formën e çajit të ngrohtë. Kur sëmundja kapet në fazat fillestare, i sëmuri konsumon çajin e përgatitur me këto bimë, arteriet fillojnë të çlirohen dhe rifillojnë punën më se normalisht. Edhe uthulla e mollës, apo e rrushit të mirë mund të përdoret për zhbllokimin e arterieve.