Close Menu
Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • ShowBizi
    • TvShow
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi

    Ylli Merja: Si të luftoni problemet kardiovaskulare me bimën e…

    0
    By admin on March 7, 2025 Këshilla Shëndeti

    Lodhja është reaksion mbrojtës i organizmit, që në këtë mënyrë na bën me dije se e kemi tepruar.

    Nganjëherë lodhja është përgjigje ndaj problemeve të përditshme, nganjëherë fjala është për ndonjë sëmundje psikike, ndërkaq në 16 për qind të rasteve lodhja është pasojë e sëmundjes infektive.

    Kur kalojmë nga një stinë në stinën tjetër të vitit, kur është e zvogëluar tajitja e melatoninës, jemi më të lodhur se zakonisht.

    Ekzistojnë lodhja organike dhe lodhja psikike.

    Lodhja organike rezulton nga ndonjë shkaktar fizik dhe e karakterizon prania e elanit të jetës.

    Ajo përkeqësohet me përfundimin e ditës dhe pjesërisht kalon pas një gjumi të mirë.

    Lodhjen psikike, e cila është e pranishme në 80 për qind të rasteve, e karakterizon humbja e elanit, mungesa e motivimit dhe e vullnetit për të punuar.

    Lodhja e muskujve, edhe pse është autoimune, nuk dihet saktësisht se çfarë e nxit fillimin e saj.

     

    Simptomat më të shpeshta të sëmundjes janë: rënia e kapakëve të syve, shikimi dyfish i figurave, të folurit ndër hundë (nasal), vështirësi në përtypje dhe gëlltitje, dobësim i forcës muskulore në duar dhe këmbë, lodhje kronike e muskujve, vështirësi në frymëmarrje.

    Lodhja mund të shtohet me aktivitet të vazhdueshëm dhe mund të largohet gjatë kohës së pushimit. Njeriu në vetvete është produkt i natyrës dhe bashkëpunon me të edhe pse në shumë raste ai abuzon me këtë pasuri të madhe, pra nuk i zbatojnë ligjësitë e saj.

    Por kjo ndikon në shëndetin e njeriut, mbarëvajtjen e mirëqënien e tyre.

    Po të vërejmë efektin përvëlues të diellit në ditët e sotme është shumë herë më i lartë sesa 30 vite më parë e kjo pasi vetë ne kemi prishur balancën e shtresave të ajrit dhe të përbërësve të tij.

    Gjithë ky disbalancim ka ndikuar që të rritet sasia e gazit karbonik nga ndotësit e ajrit (tymrat, makinat) që shoqërohet me efekte negative te rrezatimi diellor.

    Vlen të theksoj se ajri i keq i mbushur me grimca (bakterie, spore kërpudhash) përmban edhe gazra të rrezikshëm për shëndetin tonë e zakonisht ndotja më e madhe paraqitet në zonat urbane.

    Pra ky përbërës që futet në rrugët respiratore, shkon në mushkëri e bëhet shkëmbimi i gazit karbonik me oksigjenin, por gazi që merr gjaku nuk është më i pastër, por i kontaminuar. Më tej ky gjak jo i pastër shkon në tru, muskuj e qeliza dhe duke mos pasur cilësi do të shfaqen efektet e para negative në sistemin nervor, qarkullimin e gjakut e organet e tjera.

    Më të predispozuarit për tu prekur nga ky problem, janë të gjithë individët e prekur nga astma e ne iu rekomandojmë që të përdorin një çaj me lule bliri, aguliçe, thundërmushkë, zhumbricë apo dhe një përzierje kundër kollës.

    Krahas kësaj rekomandohet edhe përdorimi i propolisit të bletës, duke konsumuar 10 pika në ditë pasi do të shërbejë si një ngacmues për të gjithë receptorët (ndikon në tensionin e gjakut, gjëndrat endokrine, zgjeron pulmonet). Propolisi i bletës është një fuqizues shumë i mirë i punës dhe anës fiziologjike të organizmit.

    Trajtimi me bimë medicinale

    Ulja e shtypjes atmosferike ndikon në gjithë sistemin tonë të qarkullimit të gjakut e zemra pompon gjak me vështirësi, kështu që në këto raste personat që vuajnë nga tensioni e problemet kardiovaskulare duhet të përdorin bimën e murrizit.

    Kjo e fundit gjendet pothuajse në të gjitha trevat e Shqipërisë e ndikon në zgjerimin e arterieve, veçanërisht të atyre koronare. Në këtë mënyrë mbrohet zemra e parandalohet infarkti.

    Ka edhe bimë të tjera si gjethet e ullirit, lëvorja e shelgut, trëndafili, boronica apo çaji kolesterol që forcojnë zemrën. Personat më të predispozuar që goditen nga ndryshimet klimaterike janë ata që vuajnë nga reumatizma.

    Për një kohë të gjatë arteriet e këtyre të sëmurëve fillojnë të dobësohen e kur ulet shtypja atmosferike, venat ngushtohen. Për të rritur rezistencën e trupit, ky grup të sëmurësh duhet të përdorin pak propolis për të marrë fuqi, si dhe çajin e reumatizmit e vajin e sinapit.

    Ky i fundit mund të përdoret duke masazhuar kyçet dhe ka vaj dafine, livando në përbërjen e tij. Të sëmurët me tension mund të përdorin çaj me gjethe ulliri apo boronicë që shërbejnë për normalizimin e qarkullimit të gjakut. Duhet ti kushtohet një vëmendje e veçantë pastrimit të trupit nga toksinat në mënyrë që të bëhet detoksifikimi i mëlçisë. Kështu duhet të pini 2 gota ujë në mëngjes dhe një lugë gjelle me vaj ulliri, ndërsa vaji i lirit dhe ai i farës së zezë ka efekte të mrekullueshme për pastrimin dhe forcimin e organizmit. Organizmi fillon të pastrohet dhe mjalti mund të sjellë çlirimin e toksinave, gjithashtu. Por mund të përdoren edhe farat chia, të përziera me mjaltë, e në këtë mënyrë trupi do të fitojë fuqinë e mëparshme brenda 2-3 ditësh. Vlen të theksohet që në momentin e parë që njeriu ndjen këputje apo lodhje mund të nisë të bëjë gjimnastikë edhe në kushte shtëpia apo në natyrë.

    Ylli Merja Zemra
    Previous ArticleSi të trajtoni kolitin me vaj ese…/ Ylli Merja jep kuren me bime mjekesore: Këshillohet që të prekurit nga koliti të përmirësojnë…
    Next Article Nuk fitoi dot cmimin e BBVA, por Egli Tako mori këtë SHPERBLIM tjetër të madh!
    ShowBizi

    Zbulohet arsyeja pse u larguan nga Ferma VIP, Alba e Limi? Ja cfare flitet

    May 14, 2025

    Dy ish-banoret e “BBVA4” moderatore të emisionit të famshëm këtë sezon

    May 14, 2025

    Deri në fund të muajit, 2 shenjat e horoskopit që do të përmirësohen financiarisht dhe emocionalisht

    May 14, 2025
    TV SHOW

    Do rikthehen si cift në Ferma VIP? Produksioni del me njoftim të rëndësishëm pas largimit të Limit dhe Albës

    May 14, 2025

    Numërohen me shume se gjysma e votave në Shqipëri, rezultati drejt fi…

    May 12, 2025

    G Bani thyen heshtjen pas fotove me Xhenetën, publikon mesazhet

    May 12, 2025
    Horoskopi

    Deri në fund të muajit, 2 shenjat e horoskopit që do të përmirësohen financiarisht dhe emocionalisht

    May 14, 2025

    Pasion dhe drama! Si ndikon Hëna e plotë në Akrep për shenjat, sipas Meri Shehut

    May 12, 2025

    Dikush mund të largohet nga puna…/ Horoskopi për sot: Klima ekonomike e trazuar…

    May 12, 2025
    Këshilla Shëndeti

    “Sanza” ose e njohur si “Gentiana”, bima mrekullibërëse e veriut të Shqipërisë: Ylli Merja tregon vetite e ksaj bime…

    March 16, 2025

    Mjeku tregon efektet e vajit të farës së zezë në organizim e trupit: Përmirëson funksionin e mëlçisë dhe…

    March 16, 2025

    Ylli Merja: I kam kthyer flokët edhe tullacëve, ja si e arrita me…

    March 16, 2025
    © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.