Në një intervistë në rubrikën “Bima dhe shëndeti’’ në Report Tv mjeku popullor Ylli Merja shpjegoi arsyet përse reumatizma shkakton dhimbje si dhe tregoi mënyrën se si mund ta kurojmë me bimë medicinale.
Në një intervistë në rubrikën “Bima dhe shëndeti’’ në Report Tv mjeku popullor Ylli Merja shpjegoi arsyet përse reumatizma shkakton dhimbje si dhe tregoi mënyrën se si mund ta kurojmë me bimë medicinale.
Varet nga shumë faktorë, janë sëmundje inflamatore domethënë infektohet nga dicka tjetër dhe pastaj pasojat I vuajnë kockat dhe kycet’’ thotë mjeku popoullor Ylli Merja.
Ndërsa thekson se ajo duhet kuruar në kohë pasi mund të dëmtojë organet e tjera ndër to edhe mëlçinë.
Reumatizma dëmton dhe organet e tjera nëse e lëmë atë shkallën e parë që të kalojnë tre muaj, gjashtë e kështu me rradhë atëherë mund të kalojmë tek një sëmundje e organeve të brendshme. mund të na dëmtohet pak mëlçia, prishen ato parametrat” këshillon ai.
Shpesh simptomat e saj mund të ngatërrohen me simptomat e mungesës se hekurit në organizëm.
Këputja e thonjve, dobsohen shumë shpejt dhe ndonjëherë bëhen viza-viza, bien flokë shumë në mënyrë të pakuptimtë, kemi një tharje të fytyrës, kemi një tharje dhe krruarje të syve.
Nga një sëmundje e pakapur në kohë po përparojmë tek sëmundje të tjera. Kemi dhe një grupim tjetër që janë ato të lokalizuara” thotë mjeku alternativ.
Kësaj sëmundje duket se nuk i shpëtojnë as të rinjtë e madje edhe fëmijët, ku shkaku kryesor i saj është infeksioni I bajamave.
Është një lloj sëmundjeje e cila bazën ose shkaktarët e saj janë virozat dhe bakteret, të cilat depozitohen ose ngacmojnë sistemin imunitar të fëmijëve kryesisht tek bajamet, mandej infeksioni kalon në veshka dhe nga veshkat kalon në kyçe.
Kur ato nuk trajtohen apo me mënyrën e duhur dhe kjo gjë bën që fëmijën 2-3 vjec nuk vendosin dot këmbët në tokë. Vetëm prej inflamacionit të bajameve. Pra rruga është bajame, veshka, gjunjë dhe shputat e këmbëve” shprehet dr. Yll Merja.
A ka mënyra për ta kuruar reumatizmin nëpërmjet bimëve medicinale? Sipas mjekur popullor Ylli Merja kjo është e mundur nëpërmjet vajrave dhe përzierjve të tjera bimore.
Personi që ka dimbje kycesh e para gjë është që ka vështirësi në qarkullimin e gjakut, atëherë nëse është obezë ne mund ti themi, ta përgatisi vet në kushte shtëpie me pak raki rrushi, me speca djegës dhe pak hudhra dhe të bëj lyerjen e kockave dhe gjëja tjetër është mund ti lyej me ndonjë lloj vaji bimor që e ka në shtëpi. por më e mirë është një kombinim vajrash esenciale të marra nga farat e ndryshme të bimëve./Shqiptarja.com