Close Menu
Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • ShowBizi
    • TvShow
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi

    Ylli Merja: Infeksionet në veshka, si t’i kuroni me dëllinjën e zezë: Përdoret 1 lugë gjelle me…

    0
    By admin on March 9, 2025 Këshilla Shëndeti

    Dëllinja e zezë është një bimë shumë e përhapur në Shqipëri, në zonat malore, me veti të fuqishme antibakteriale.

    Kjo bimë është shëruese nga rrënja deri te fruta, por megjithatë, më së shumti përdoren frutat, të cilat vilen në pjesën e dytë të verës e deri në vjeshtën e vonshme, në varësi nga zona.

    Frutat mund edhe të thahen dhe kështu mund të përdoren gjatë gjithë vitit.

    Veçoritë shëruese të dëllinjës njihen që nga lashtësia, ndërsa me siguri ka edhe prej jush që ndonjëherë ju ka rastisur t’iu ketë ndodhur që dikush t’ju ketë ofruar raki të dëllinjës me arsyetimin që është “ilaç për shpirt” dhe nuk ka qenë larg nga e vërteta.

    Frutat e saj më së shumti përdoren te problemet në stomak dhe problemet me kanalet urinare dhe shihet si një nga diuretikët më të mirë natyrorë.

    Mund të përdoret edhe si mjet dezinfektues për plagët, ndërsa ndihmon edhe kollitjen, për çka më së shumti ndihmojnë vajrat eterike nga kokrrat e dëllinjës, të cilat mund të përdoren edhe për masazh te dhimbjet reumatike.

    Dëllinja e zezë ka arritur të luftojë edhe infeksionet më të rënda në veshka dhe kanalet urinare.

    Më specifikisht kjo bimë çudibërëse mund të luftojë E.Coli në veshka pas 1 muaj e gjysmë përdorim. Është një bimë e fuqishme për luftimin e Stafilokokut në bajame, apo infeksioneve të ndryshme cistike në fytyrë.

    Dëllinja ka efektet e forta diuretike, pasi përmban terpinën -4-ol, prandaj nxit daljen e ujit të tepërt nga organizmi. Kështu, ndikon në uljen e tensionit.

    Bima ka veti të fuqishme antibakteriale dhe ndihmon në mbylljen e plagëve e mund të përdoret edhe për puçrat në fytyrë, pasi ndihmon në largimin e akneve. Dëllinja ndihmon në rigjenerimin intensiv të epidermës, shtresës së parë të lëkurës.

    Në shumë eksperimente në laborator ka ndaluar rritjen e baktereve dhe mikrobeve në praninë e vajit esencial të dëllinjës. Ka treguar rezultat në mbytjen e baktereve si Bacillus subtilis dhe Escherichia coli.

     

    Receta e çajit

    Çaji i dëllinjës mund të përdoret si shpëlarës i lëkurës nga personat që vuajnë nga psoriasis, ekzema dhe zbokthi. Ndihmon në sëmundje të tjera të lëkurës si dermatiti dhe në uljen e acarimeve të lëkurës.

    Përdoret 1 lugë gjelle me dëllinjë e zier në 2 gota ujë në ditë për 15-30 ditë për pastrimin e infeksioneve dhe në irritimet e traktit genitourinar (cistite, etj.), rërë dhe gurë në rrugët urinare për të parandaluar rikthimin e infeksioneve urinare/rërës/gurëve.

    Si shpëlarës goje përdoret për largimin e erës së keqe të gojës, duke i shtuar edhe 1 lugë kafe finok çajit. Për ngërçet e stomakut përzini pjesë të barabarta të dëllinjës, pelinit, barpezmit dhe kamomilit dhe në dy-tri lugë të kësaj përzierjeje shtoni 2-3 filxhanë me ujë të vluar,

    lëreni të qëndrojë 10 minuta, kullojeni dhe pini pa sheqer. Për dhimbjet e kokës, frutat e dëllinjës bëjini në formë pureje dhe vëni si kompresë në vendin që dhemb.

    Ata që kanë problem me mëlçinë ose stomakun në mëngjes esëll merrni nga 3-5 fruta të dëllinjës dhe përtypini mirë. Për përmirësimin e oreksit, zieni komposton nga frutat e dëllinjës, shtoni sheqer dhe konsumojini sipas nevojës.

    Rastet e mospërdorimit

    Studime të ndryshme të bëra në kafshë tregojnë toksicitet të ulët të vajit ose bimës së dëllinjës, por nëse përdoret në sasitë e këshilluara nuk ka efekte anësore. Nuk këshillohet të përdoret nga gratë shtatzëna, fëmijët nën 10 vjeç, ose nga personat që kanë keqfunksionim të veshkave për shkak se ai liron shumë muskujt e rrugëve urinare duke nxitur kështu urinimin. Por në raste të infeksioneve të rënda kur ju duhet të përdorni antibiotikë mund të përdorni dëllinjë të zezë, për të evituar përdorimin e antibiotikëve. Gjithashtu, vaji është shumë herë më i përqendruar sesa bima dhe ka efekt akoma më të fortë.

    Infeksioni i Veshkave Ylli Merja
    Previous ArticlePRITET ZARFI I Zl? Loredana ‘shpërthen’ në ofendime: “T’q*fsha R…” JA ME KE E KISHTE…
    Next Article Ylli Merja: Njihuni me efektet e mrekullueshme të mjaltit në organizëm: Kujdes, mjalti nuk duhet të ketë shije dhe ere te…
    ShowBizi

    A jeni pjesë e listës? Tre shenjat e horoskopit që do të përmirësojnë financat e tyre javën e ardhshme

    May 22, 2025

    Ish banorja e Big Brother së shpejti nënë për herë të parë

    May 22, 2025

    G Bani shihet nën shoqërinë e ish banores se ‘BBVA’, dalin pamjet

    May 22, 2025
    TV SHOW

    Befason Blendi Fevzi:Artan Lame nuk ka vd*kur,ai ndodhet ne Gjermani në koma cerebrale…

    May 22, 2025

    Reagon mjeku pasi pacientja e tij humbi jetën pas operacionit në Durrës: Ajo pësoi…

    May 22, 2025

    Fotot e kujt grisi? Xheneta ‘përballet’ me Gjestin dhe Eglin në studio

    May 22, 2025
    Horoskopi

    A jeni pjesë e listës? Tre shenjat e horoskopit që do të përmirësojnë financat e tyre javën e ardhshme

    May 22, 2025

    Cila shenjë do të marrë një surprizë fantastike? Horoskopi për sot: Do bëni gabime…

    May 22, 2025

    Këto shenja të zodiakut do t’i kenë xhepat plot deri më 25 Maj…

    May 21, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Aguliçja, lulja që SHËRON pa ilaçe! Ja si ta përdorësh / Ylli Merja tregon se eshte Ideale në luftimin e…

    May 21, 2025

    Çfarë fshihet pas ënjtjes së këmbëve? Ylli Merja tregon se cfare e shkakton dhe ju tregon trajtmin me..

    May 21, 2025

    Propolisi, thesari i çmuar i natyrës që kuron qindra sëmundje, Ylli Merja: Numër një për forcimin e…

    May 21, 2025
    © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.