Mbrëmjen e djeshme u mbajt premiera e madhe e filmit
“Në Kuadër të Dashurisë”, ku në role kryesore janë Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari.
Në një intervistë për Top Channel, Olta e ka krahasuar premierën e mbajtur në Pallatin e Kongreseve me Hollywood-in.
“E para, ka nisur një etapë e re për Top Channel dhe për ne si aktorë. Ky tapet i kuq sot, ky organizim kaq i madh, ky marketing kaq gjigand, tregon shumë dhe realisht ka hapur dyer të reja për të gjithë ne. I ka rritur pritshmëritë. Unë uroj shumë që ne të jemi në lartësinë e këtij marketingu. Uroj shumë që filmi të pëlqehet, ne të pëlqehemi dhe e gjitha kjo që po ndodh sot është madhështore. Domethënë, çfarë ka Hollywood-i më shumë se kaq?!”, tha Olta.