Ish-finalistja e Big Brother VIP Kosova 3, Xheneta Fetahu, ka treguar se ajo dhe Egli Tako njihen prej një projekti muzikor që nuk u realizua plotësisht.

Xheneta zbuloi se ishte parashikuar që të shfaqeshin bashkë në një klip, por ajo dëshironte të ishte e vetme në video.
“Ajo më njeh shumë mirë se kush jam. Më njeh shumë mirë dhe e di se kush jam. I kishte ngel hatri se pse kam zgjedhur unë të jem vet në klip. Jo personale diçka me të” tregoi Xheneta.
Kjo deklaratë vjen në një moment kur raportet mes Eglit dhe Gjestit janë në qendër të vëmendjes.
Kujtojmë se Xheneta dhe Gjesti ishin në një lidhje gjatë Big Brother VIP Kosova, por pas përfundimit të spektaklit, marrëdhënia e tyre nuk vazhdoi.
Ndërkohë, Gjesti ka krijuar një raport të afërt me Eglin, por tensionet mes tyre janë bërë gjithnjë e më të dukshme në ditët e fundit.