Close Menu
Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • ShowBizi
    • TvShow
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi

    “Vitin 2025 duhet ta marrim seriozisht”, Meri Shehu këshillon durim në tre muajt e parë sepse…

    0
    By admin on December 30, 2024 ShowBizi

    Viti 2024 ka qenë plot sfida, por pa vuajtje të forta psikologjike, sipas Meri Shehut.

    Në programin “Rudina” në Tv Klan ajo shpjegon se kjo ndodhi falë favorizimit nga komunikimi.

    “Viti tjetër është më i fortë, më dominant, më sfidues dhe ka gjëra akoma më të rëndësishme për të folur, duhet ta marrim më seriozisht”, këshillon astrologia më e famshme në Shqipëri.

    Muaji dhjetor mbyllet me planetë në prapavijë e ashtu nis edhe viti 2025. Katër planetë të rëndësishëm bëjnë lëvizje që do të ndikojnë fort te shenjat, por nëse përballojmë me sukses tre muajt e parë, gjithçka do të shkojë mirë.

    Meri Shehu: Dhjetori filloi me dy planetë të kundërt, me Mërkurin dhe Marsin. Marsi i kundërt vazhdon të jetë akoma.

    Do ta mbyllim këtë vit me Marsin e kundërt në Luan, ai do të kthehet në janar e shkurt në retrogradë në Gaforre, por një Mars në Gaforre retrogradë nuk është planeti më i këndshëm për një shenjë që lidhet me familjen, miqësinë, nostalgjinë, gjërat e afërta dhe njerëzit e dashur, gjithmonë fut pak më shumë energji sesa duhet dhe kur është i kundërt, akoma më vështirë.

    Po të kalojmë me sukses tre muajt e parë të vitit do të anashkalojmë përballje, sfida delikate. Kemi tre planetë të rëndësishëm që do të ndryshojnë pozicion.

    Është Neptuni në Peshk, do të kalojë në Dash, Saturni që është në Peshk do të kalojë në Dash në periudhën maj-tetor dhe rikthehet edhe njëherë në vjeshtë përsëri në Peshk, por ky kalim 4-5 mujor do të bëjë diferencën për këtë vit.

    Në këtë periudhë, në qershor e deri në fund të nëntorit, Urani pas 7 vjetësh lë shenjën e Demit dhe futet për 5-6 muaj në shenjën e Binjakëve dhe do të jetë një ndryshim shumë i madh që prek të gjitha shenjat.

    Jupiteri në fund të qershorit kalon nga Binjakët në Gaforre. Katër planetë të rëndësishëm që ndyrshojnë shenjë, do ta bëjnë vitin 2025, do të bëjnë një kthesë të madhe nga ato çfarë kemi dëgjuar deri tani dhe shpjeguar.

    Astrologia thekson se edhe periudhat e eklipseve do të kenë peshën e tyre në ngjarjet që do të pasojnë.

    Meri Shehu: Kemi periudha të eklipseve që ndodhin në maj dhe në shtator, eklipset ndodhin në diagonalen Virgjëreshë-Peshq kështu që do të jenë shumë të forta për t’u përballur. Kemi Marsin që e fillojmë direkt janarin me Marsin e kundërt në Luan dhe do të lodhë pak pjesën e familjeve, të luftërave, sfida sepse Gaforrja nuk prek vetëm vendin tonë si ambiente familjare, por edhe ndërkombëtare që mund të ndikojnë edhe në jetën tonë sepse çdo gjë që ndodh jashtë, edhe ne ndikohemi shumë./tvklan.al

    Horoskopi Meri Shehu
    Previous Article“Mos më bëj pi…”/ Banorja bën gati valixhet: Nuk kam ardhur këtu për…
    Next Article Vit me fat, shenjat më të favorizuara për 2025-ën ku parate do te…
    ShowBizi

    Pasi publikoi projektin e saj te ri, Egli Tako merr këtë vendim

    July 2, 2025

    Katër shenjat e horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha në korrik! Këshilla e muajit, ja çfarë duhet të bëni

    July 2, 2025

    “Do t’ia lidhja vetë litarin …”, Luiz Ejlli ‘shperthen’ per rastin e abuzimit me 12 vjecaren nga babai i saj

    July 2, 2025
    TV SHOW

    Këto janë dy shenjat më pa fat për muajin korrik!!!

    July 2, 2025

    VIDEO/ Rozana Radi në gjendje jo të mirë shëndetësore, publikon pamjet nga spitali…

    July 2, 2025

    Mbaji shënim këto data në korrik, do të ndodhin ngjarje të rëndësishme për jetën tënde!

    July 2, 2025
    Horoskopi

    Katër shenjat e horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha në korrik! Këshilla e muajit, ja çfarë duhet të bëni

    July 2, 2025

    “Një mundësi për një projekt grupor mund të shfaqet papritur”, çfarë kanë parashikuar yjet për ditën e sotme

    June 29, 2025

    Kjo është shenja më fatlume e horoskopit për muajin Korrik! Lajmë të mira për ju dhe shumë surpriza në…

    June 28, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Aguliçja, lulja që SHËRON pa ilaçe! Ja si ta përdorësh / Ylli Merja tregon se eshte Ideale në luftimin e…

    May 21, 2025

    Çfarë fshihet pas ënjtjes së këmbëve? Ylli Merja tregon se cfare e shkakton dhe ju tregon trajtmin me..

    May 21, 2025

    Propolisi, thesari i çmuar i natyrës që kuron qindra sëmundje, Ylli Merja: Numër një për forcimin e…

    May 21, 2025
    © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.