Në darkën e organizuar mes banorëve dhe moderatorëve të “BBV”

nuk kanë munguar pyetjet dhe batutat. Laert Vasili iu drejtua Marin Memës duke i thënë se:
Për një gjë më vjen keq, që u ngrite sot edhe the duhet falënderuar e gjithë shqiptaria që të ndjek. Me sa duket e ke ndjekur pak Bigun.
Marini:
E kam ndjekur më shumë se sa mendon ti.
Laerti:
Mos bëj debat me mua se unë jam konkurrent, ti nuk je. Unë votohem, ti jo.
Marini:
Duhet të themi të vërtetën.
Laerti:
Unë jam akuzuar që bëj histori këtu dhe jo lojë. Kur preken këto çështje ti e di që unë reagoj. U ndjeve mirë që na kritikove që nuk kemi falënderuar shqiptarët?
Marini:
Ju duhet t’i përgjigjeni pyetjeve tona. Nuk është e logjikshme të thuash i kam falënderuar pardje dhe sot jo. Mos të hyjmë në debat sepse ti e di që unë kam të drejtë.
Laerti:
Ti e di se çfarë kam hequr unë.