Mbrëmjen e kësaj të hëne në kryeqytet u mbajt premiera e filmit “Në kuadër të dashurisë”,
një prodhim i Top Channel Films.
E teksa në tapetin e kuq kaluan yjet e filmit, të pranishëm në të ishin edhe figura të tjera të njohura të televizionit.
Ajo që ranë sy të të gjithëve ishte mungesa e Arbana Osmanit në tapetin e kuq. Pasi në një event të tillë
, aq më tepër që personazhet kryesorë të këtij filmi, Luizi dhe Olta, ishin pjesë e ‘reality show’ që moderatorja drejton, dhe prej andej lindi edhe ideja e filmit, ndaj prania e saj ishte e pritshme.
E teksa në media u përfol që ajo nuk ishte e pranishme, burime për “Bordo” mësojnë se në fakt moderatorja dhe partneri i saj Eduart Grishaj kanë qenë të pranishëm në premierën e filmit të “Në kuadër të dashurisë”.
Shkak për këto aludime u bë edhe fakti që ajo, jo vetëm nuk u pa në tapetin e kuq, por nuk bëri as edhe një postim në rrjetin e saj social Instagram.
Mesa duket moderatorja ka dashur të shmangë tapetin e kuq, por ka qenë aty për të mbështetur drejtuesit e televizionit, në këtë projekt të ri, pasi ky film është prodhimi i parë i Top Channel Films.
@bordoAL