Frikë e madhe për Elseid Hysajn dhe vjehrrin e tij.
Mbrojtësi shqiptar i Lazios dhe vjehrri i tij iu desh të shpëtonin nga
Ferrari në të cilin kishin hipur, pasi makina sportive mori flakë, por për fat të mirë dy personat nuk pësuan asnjë dëmtim.
Sipas asaj që shkruan “Il Messaggero”, Hysaj dhe vjehrri i tij kanë mbetur të bllokuar në makinën e djegur, ndërsa gruaja e lojtarit kuqezi ndodhej jashtë në pamundësi për t’i ndihmuar. Më pas situata u zgjidh dhe protagonistët arritën të largoheshin nga makina, e cila u dogj.
Gazeta romake flet për një defekt të mundshëm të prodhimit të Ferrarit, të blerë së fundmi nga shkodrani, i cili pohoi për median në fjalë.
“Makina u përfshi papritur nga flakët, për fat të mirë nuk u lënduam, i shpëtuam rrezikut. Problem fabrike? Po, ashtu është”, ka thënë Hysaj.