Një moment i pazakontë ka ndodhur gjatë performancës së fundit të këngëtares së njohur Tuna.

Teksa po ngjitej në skenë për të dhënë një nga performancat e saj live, artistja ka humbur ekuilibrin dhe është rrëzuar në gjunjë.
Ngjarja ka ndodhur në prani të dhjetëra të ftuarve dhe fansave që prisnin me entuziazëm performancën, ndërsa momenti i rrëzimit është filmuar dhe tashmë po qarkullon në rrjetet sociale.
Por ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen nuk është rrëzimi në vetvete, por mënyra se si Tuna e ka përballuar situatën.
Pa humbur as edhe një sekondë, ajo është ngritur, ka buzëqeshur dhe ka vazhduar performancën sikur asgjë të mos kishte ndodhur.