Një shqiptar i Kosovës ka humbur jetën një ditë më parë në Itali,
pasi ka rënë nga kati i tretë i një kantieri ndërtimi.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Olbias, ku 43-vjeçari Bashkim Bytyçi,
ishte duke punuar në momentin që aksidentalisht ka rënë nga një lartësi mbi 10 metra dhe nuk ka mundur të mbijetojë.
Forca të shumta policie shkuan në vendngjarje, teksa vijojnë hetimet për të zbuluar nëse janë zbatuar të gjitha kushtet e sigurisë në kantier.