Një 66-vjeçar është gjetur pa shenja jete në qytetin e Shkodrës.
Ai është gjetur në lagjen “Skënderbeg”, afër shinave të trenit.
Mësohet se është gjetur i pajetë, shtetasi M. K., 66 vjeç, banues në fshatin Golem.
Nga këqyrja paraprake e trupit të këtij shtetasi, nuk janë konstatuar shenja dhune,
dhe dyshohet se ai e ka humbur jetën për shkaqe natyrale.