Joz Marku u përjashtua ditën e sotme (e mërkurë) nga Big Brother VIP Albania 4.
Kjo pas deklaratës së rëndë që bëri ndaj Gjestit pas spektaklit duke e quajtur ‘kopil shkine’. Në Zarfin e Zi të mbërritur në shtëpi janë treguar edhe arsyet e përjashtimit të Jozefinit. Vëllai i Madh thekson se kjo gjë nuk tolerohet dhe se këngëtari duhet ta lë menjëherë garën.
E derisa po përshëndetej me banorët, ai shkoi te banori nga Kosova dhe ia lëshoi sërish një fjalë.
“Ti nuk ke gjak shqiptari”, iu drejtua ai Gjestit.
Dalja e Jozit ka mërzitur banorët që kalonin më shumë kohë me të, veçanërisht Valbonën e Loredanën.