Roza ka mbledhur në oborr të gjitha vajzat e tjera duke i kthyer kundër Heidit dhe duke i bërë gati të flasin në spektaklin e mbrëmjes së sotme.
Video nga ky moment po qarkullon kudo dhe një reagim ka ardhur edhe prej familjarëve të Heidit.
Ata kanë reaguar përmes Instagramit të Heidit duke shpërndarë një postim, në të cilin shkruhet se sa i turpshëm është ky gjest që vajzat po bëjnë kundrejt saj.
Në postim theksohet edhe sesa ‘i papërgjegjshëm’ është produksioni që i ka bërë bisht këtyre situatave pasi kjo gjë ka ndodhur dhe javë më parë dhe asnjë video nuk është transmetuar në prime.
“Ky ‘koalicion’ që bëjnë këto vajza kundër Heidit mua më duket e turpshme. Të arrish deri aty sat ë frysh vajza të tjera që t’i shkojnë kundër asaj është e frikshme.
E mbi të gjitha nuk kanë guximin as t’i thërrasin në emër, por shkruajnë në tavolinë H ose thonë H-ja. Zili dhe xhelozi shoh në këtë video.
Dhe jo vetëm sepse ka pasur shumë raste të tjera ku mblidhen nëpër cepa dhe flasin keq për Heidin. Shpresoj që ta vini në dukje këtë gjë sonte, sepse nuk është hera e parë.
Ka ndodhur dhe në javët e kaluara dhe i keni bërë bisht, asnjëherë nuk i keni treguar videot në prime”, shkruhet në postimin e publikuar nga faqja zyrtare e Instagramit të Heidit.