Close Menu
Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • ShowBizi
    • TvShow
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi

    Specialisti Ylli Merja : Pse shkaktohet psoriaza dhe ja si mund ta kuroni njëherë e përgjithmonë me bimë medicinale

    0
    By admin on January 3, 2025 Këshilla Shëndeti

    Në rubrikën ‘ Bima dhe Shëndeti’ në emisionin “Rreze Dielli” gjatë kësaj jave mjeku popullor Ylli Merja foli për sëmundjen e psoriazës, një sëmundje kronike e lëkurës e cila shkakton probleme të rënda nëse nuk kurohet siç duhet.

    Në rubrikën ‘ Bima dhe Shëndeti’ në emisionin “Rreze Dielli” gjatë kësaj jave mjeku popullor Ylli Merja foli për sëmundjen e psoriazës, një sëmundje kronike e lëkurës e cila shkakton probleme të rënda nëse nuk kurohet siç duhet.

    “Psoriaza është në sëmundje kronike, e cila shfaqet me tharjen e lëkurës. me plasaritjen e saj dhe herë pas here nxjerr luspat si pustule me ngjyrë të bardhë deri në ngjyrë argjendi. Në vatrën ku ndodhet kjo pjesa e inflamuar me psoriazën shumimi I qelizave mund të bëhet për 3-4 ditë. Kjo rritet dhe krijon një relievë në sipërfaqen e lëkurës. Ajo shfaqet në pjesën e brendshme, në pjesën e kokës, tek thonjtë. Kemi të bëjmë me disa lloje të saj por që kanë një emërues të përbashkët, shtimin me shpejtësi të qelizave të lëkurës ’’ tha ai.

    Sipas specialistit të bimëve këto janë faktorët kryesorë që ndikojnë në krijimin e kësaj sëmundje kronike tek shumë persona:

    Trashëgimia gjenetike, infeksionet në kyçe, grykë, lëkurë, Çrregullimet nga i ftohti si dhe duhanpirja, stresi, alkooli.

    Psoriaza ka disa simptoma të cilat mund t’i dalloni lehtësisht në lëkurë sipas mjekut popollur Ylli Merja:

    “Njolla të kuqe me luspa të shumta, tharje lëkure dhe plasaritje, kruarje në bërryla, kyçe, trup, uspa në skalpin e kokës dhe në trup, thonj të nxirë me gropa, të çara, të copëtuara, dhimbje kyçesh”

    Përpos faktorëve gjenetikë ka dhe disa faktorëve të tjerë që ndikojnë në krijimin e psoriazës sipas mjekut popullor Ylli Merja:

    Infeksionet në laring nga streptokoku, moti i ftohtë dhe me lagështi, rritja e treguesve të reumatizmës, përdorimi i duhanit, Çrregullimet e ankthit dhe stresit, përdorimi i alkoolit dhe medikamenteve, infeksionet në lëkurë nga prekjet, tatuazhet, etj.

    Psoriaza mund të shfaqet në disa pjesë të trupit. Mjeku popullor Ylli Merja këshilloi këto trajtime sipas vendodhjes së saj në trupin e personit që është diagnostikuar më këtë sëmundje:

    Trajtimi i psoriazës në lëkurën e ashpërsuar

    – Në 500 ml qumësht shtojmë 2 gota ujë, 1 lugë miell thekre, 1 lugë tërshërë, 1 dorë fshikokarth, 1 dorë shelg dhe 1 dorë lëvore vidhi. E lemë të ziejë për 3 minuta. E lemë të ftohet dhe e kullojmë.

    – Me këtë përbërje lagim 2 herë në ditë pjesët e lëkurave të ashpërsuara. E lemë të përthithet nga lëkura dhe më pas vendosim kremin e psoriazës.

    Trajtimi i psoriazës në kokë

    – Në 2 litra ujë zieni për dy minuta ½ pako çaj për flokun. Shtojmë dhe 1 dorë lëvore shelgu dhe 5 lugë çaj myku. Kullojeni çajin pasi të ftohet.

    – Lajeni kokën me çajin dy herë në ditë. Pasi thahet vendosim në darkë krem psoriasis ndërsa në mëngjes vaj kokosi.

    Trajtimi i thonjve

    – Pikoni 2 herë në ditë në thonj Propolis me rigon. Pas tre minutave vendosni në thonj kremin e psoriazës.

    Trajtimi i psoriazës në trup

    – Në 2 litra ujë ziejmë për dy minuta 4 lugë çaj myku. Shtojmë të ziejë në të dhe një dorë shelg, një dorë lëvore vidhi dhe dorë fshikokarth.

    – Shpëlani trupin me këtë çaj 1 herë në ditë. Pasi thahet vendosni kremin e psoriasit./Shqiptarja.com

    Psoriaza Ylli Merja
    Previous ArticleYlli Merja : Si të trajtojmë hemorroidet pa ilaçe e operacion brenda dy ditëve dhe…
    Next Article Ylli Merja : Si të përdorni barin e bletës kundër pagjumësisë, ankthit dhe stresit me…
    ShowBizi

    Deklarata tronditëse e Laert Vasilit: Motra ime v*iq 6 muajshe sepse i morën gjak për të rigjeneruar gjakun e diktatorit Enver Hoxha

    June 7, 2025

    Livia e ndez rrjetin, tregon të pasmet

    June 7, 2025

    Shenjat e Horoskopit që “marrin frymë” financiarisht në qershor

    June 7, 2025
    TV SHOW

    Debat i ashpër me G Banin dhe Vserlon kur ishin me pushime, Klajdi zbulon çfarë ndodhi mes tyre…

    June 6, 2025

    Zhgënjimi shpërthen në rrjete: Çfarë bëri Gjesti që i ktheu fansat kundër? (FOTO)

    June 6, 2025

    Fat dhe sukses në karrierë! Këto janë 3 shenjat e horoskopit që do të favorizohen në dekadën e ardhshme

    June 6, 2025
    Horoskopi

    Shenjat e Horoskopit që “marrin frymë” financiarisht në qershor

    June 7, 2025

    “Një fazë shumë dinamike po vjen për ndjenjat”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    June 6, 2025

    Fat dhe sukses në karrierë! Këto janë 3 shenjat e horoskopit që do të favorizohen në dekadën e ardhshme

    June 5, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Aguliçja, lulja që SHËRON pa ilaçe! Ja si ta përdorësh / Ylli Merja tregon se eshte Ideale në luftimin e…

    May 21, 2025

    Çfarë fshihet pas ënjtjes së këmbëve? Ylli Merja tregon se cfare e shkakton dhe ju tregon trajtmin me..

    May 21, 2025

    Propolisi, thesari i çmuar i natyrës që kuron qindra sëmundje, Ylli Merja: Numër një për forcimin e…

    May 21, 2025
    © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.