Close Menu
Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • ShowBizi
    • TvShow
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi

    Specialisti Ylli Merja : Ju njoh me ‘tre mjekët më të mrekullueshëm në botë’ dhe kurat e tyre ‘magjike’, ja cilët janë

    0
    By admin on December 21, 2024 Këshilla Shëndeti

    Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli”, në rubrikën ‘Bima dhe shëndeti’ specialisti Ylli Merja foli për ‘tre mjekët më të mirë në botë’.

    Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli”, në rubrikën ‘Bima dhe shëndeti’ specialisti Ylli Merja foli për ‘tre mjekët më të mirë në botë’ siç janë dielli, ajri dhe uji.

    Rrezet e diellit janë provuar shkencërisht që janë shumë të nevojshme për një shëndet të mirë. Sipas mjekut popullor Ylli Merja dielli sjell një sërë benefitesh në organizëm.

    Rrezet e diellit jane shume te domosdoshme per te marre vitaminen D. Eshte e keshillueshme 15 minuta çdo ditë ekspozim në diell për të marrë sasi të mjaftueshme të vitamines D. Vitamina D ka një rol të rëndësishëm në forcimin e kockave dhe është e nevojshme për formimin e indit kockor të ri” u shpreh ai.

    Ndërsa numëroi edhe plotë benefite të tjera që vijnë nga rrezet e diellit:

    -Reduktimi i stresit dhe permiresimi i gjumit

    Trupi jonë ka nevojë për rreze dielli për të rregulluar më mirë ritmin cirkadian që rregullon orët e gjumit dhe zgjimit. Kur është errësirë fillon të rritet prodhimi i hormonit të gjumit Melatonina.

    Dielli ndihmon në rregullimin natyral të niveleve të këtij hormoni, melatoninës, e cila ndihmon në një gjumë të qetë.

    Ndikimi i diellit në forcimin e sistemit imunitar

    Duke ndihmuar në rritjen e vitaminës D, kështu dielli ndikon dhe në forcimin e sistemit imunitar. Pasi vitamina D ka një rol të rëndësishëm.

    Lufton depresionin

    Drita e diellit ndihmon ne nivelet e hormoneve ne tru si, serotonina dhe melatonina. Nese ekspozohemi ne diell ajo ndikon ne rritjen e hormoneve qe permiresojne humorin si serotonina, qe quhet ndryshe dhe hormoni I lumturise.

    Shëndeti i syrit

    Sasi te konsiderueshme te diellit ne femijeri jane te rendesishme per nje shendet optimal te syrit.

    Shëndeti i lekures

    Dielli është i shëndetshëm për shumë sëmundje të lëkurës pasi ndihmon në lehtësimin e simptomave të tyre si aknet, psoriasis dhe ekzema. Në individët me psoriasis dielli ndihmon në reduktimin e njollave në lëkurë.Megjithese drita e diellit ka shume efekte pozitive eshte e rendesishme qe ajo te merret me limitet e duhura dhe të mos ekspozohemi në oraret e ndaluara, sidomos në periudhën e verës” këshilloi ndër të tjera mjeku popullor Ylli Merja.

    ‘ Mjeku i dytë’ më i mirë në botë sipas tij është uji:

    “Uji përbën pjesën më të madhe të trupit përkatësisht rreth 70 % të trupit të njeriut të shëndoshë në moshat e rritura, 75% ujë tek femijet, dhe 55% ujë tek të moshuarit.Sasia e ujit e larguar përmes urinimit, defekimit dhe djeresitjes duhet të rifitohet përmes produkteve dhe pijeve të shëndetshme qe duhet të konsumojmë” tha ai.

    Ndërsa tregoi benefitet që marrin nga uji dhe konsumimi i tij:

    Dhimbje koke

    Ndonjëherë trupi humbet ujë më shpejt sesa një person mund të rivendosë ekuilibrin. Gjatë këtyre periudhave, trupi mund të dehidratohet. Kjo mund të çojë në komplikime, duke përfshirë dhimbje koke nga dehidratimi.

    Kur trupi është i dehidratuar, truri mund të tkurret përkohësisht nga humbja e lëngjeve. Kjo bën që truri të tërhiqet nga kafka, duke shkaktuar dhimbje dhe duke rezultuar në një dhimbje koke Pasi të hidratohet, truri kthehet në gjendjen e tij të zakonshme, duke lehtësuar dhimbjen e kokës.

    Lëkura

    Me konsumimin e ujit kuptohet se individët kërkojnë të kenë një pamje më të hidratuar të lëkurës sipërfaqësore, ose të minimizojnë aknet ose gjendje të tjera të lëkurës. Lëkura, megjithatë, është e rëndësishme në ruajtjen e niveleve të ujit të trupit dhe parandalimin e humbjes së ujit në mjedis.

    Specialisti Ylli Merja tregoi edhe sasinë e duhur të ujit që duhet të pijë çdo individë sipas moshës

    Mosha Marrja adekuate ditore

    1-3 4 gota, ose 600 ml

    4-8 5 gota, ose750 ml

    9-13 7-8 gota, ose 1100 ml

    14-18 8-11 gota, ose1100-1500ml

    Meshkuj >19 13 gota, ose 1800 ml

    femra, >19 9 gota, ose 2000 ml

    shtatzane 10 gota, ose 2200 ml

    Nena me bebin ne gjidhenie 13 gota, ose 2400 ml

    Ndërsa mjeku i tretë më i mirë për të, është ajri, cilësia e të cilit ndikon drejtpërdrejtë në organizmin tonë. Prandaj këshillohet që shpeshherë të kryejmë ecje në natyrë./Shqiptarja.com

    Ylli Merja
    Previous ArticleSpecialisti Ylli Merja: Konsiderohen ilaç për çdo sëmundje, ja farat ‘magjike’ që nuk duhet t’i ndani nga dieta ushqimore
    Next Article Lela reagon pas eliminimit nga “Big Brother VIP Kosova 3
    ShowBizi

    Kiara Tito zbulon se së bashku me Luiz Ejllin po realizojnë një…

    May 21, 2025

    Beqarët do i rikthehen një dashurie të vjetër? Horoskopi sot: Disa kolegë do iu acarojnë…

    May 21, 2025

    Rizarta Hoxha konfirmon romancën me ish banorin e Big Brother VIP Albania

    May 20, 2025
    TV SHOW

    HOROSKOPI I SË MËRKURËS/ Do të përfshiheni në një debat mjaft të ndezur, që rrezikon të kthehet agresiv

    May 21, 2025

    E PAPRITUR… Xheneta nxjerr zbuluar Jozin edhe të dashurën e tij…

    May 20, 2025

    Rizarta Hoxha konfirmon romancën me ish banorin e Big Brother VIP Albania

    May 20, 2025
    Horoskopi

    Beqarët do i rikthehen një dashurie të vjetër? Horoskopi sot: Disa kolegë do iu acarojnë…

    May 21, 2025

    Xhepat plot! Këtë javë 3 shenja Horoskopi presin sukses financiar

    May 20, 2025

    Nis epoka e re astrologjike, Meri Shehu rendit shenjat që do të ngadalësojnë ritmin

    May 19, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Propolisi, thesari i çmuar i natyrës që kuron qindra sëmundje, Ylli Merja: Numër një për forcimin e…

    May 21, 2025

    Stop kapsllëkut përgjithmonë! Si të pastroni zorrën brenda 24 orëve, Ylli Merja: Ky eshte trajtimi me i mire me…

    May 21, 2025

    Çfarë ‘fshihet’ pas mpirjes së duarve? Ylli Merja tregon problemin: Ja si t’a trajtoni me…

    May 21, 2025
    © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.