Close Menu
Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • ShowBizi
    • TvShow
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi

    Si të trajtoni dhimbjet e kyçeve brenda një jave/ Ylli Merja tregon kuren: Pacientët duhet të pinë një…

    0
    By admin on March 7, 2025 Këshilla Shëndeti

    Artriti reumatoid është një sëmundje inflamatore kronike sistemike me periudha acarimi dhe qetësimi ku prekja kryesore është dëmtimi i kyçeve, por nuk përjashtohen edhe prekjet ekstra-artikulare (zemër, lëkurë, mushkëri, sy).

    Të gjitha sëmundjet si artriti reumatoid, borsiti, menisqet, problemet e dhimbjeve lumbare, hernia diskale, pak a shumë kanë të njëjtën natyrë. Në thelb ato janë veçse një infeksion alergjik që prek membranat sinoviale.

    Këto membrana janë si qese që mbajnë lëngun sinovial, dhe ky i fundit ndodhet midis kockave dhe kyçeve e nuk i lejon ato që të fërkohen e të konsumojnë njëra-tjetrën.

    Ky inflamacion alergjik që ndodh në kyçe prek mosha nga më të ndryshmet, duke filluar që nga moshat 20-30 vjeçe.

    Fillimisht këto baktere qëndrojnë në gjendje pasive, por bëhen aktive në momentin që depozitohen në palcën e kuqe të kockave dhe nëpër kyçe e shkaktojnë dhimbje.

    Format më të njohura janë disa, ku mund të përmend Shafarad Stilid, i cili shfaqet në moshat 3-7 vjeçare, si pasojë e një sëmundjeje të shpeshtë në bajame apo veshka.

    Këto dhimbje bëhen aq të bezdisshme, sa fëmijët mund të arrijnë në atë pikë sa nuk lëvizin dot.

    Një tjetër formë është artriti kronik, që përparon në mënyrë progresive në trupin e njeriut dhe dhimbja vjen duke u përshkallëzuar.

    Ndërsa, poliartriti është një lloj tjetër i artritit, që fillon të lëvizë në pjesë të ndryshme të trupit, pra quhet ndryshe edhe artriti “shëtitës”, ku dhimbja në momente të ndryshme, lokalizohet në pjesë të ndryshme.

    Ka dhe forma të tjera, si gonoartroza, e cila ndodh kur në pjesën e kupave të gjunjëve lëngu sinovial fillon të thahet, dhe këtu depozitohen stafilokokë.

    Në rastet kur pacienti ka mungesë të theksuar lëngjesh, kjo shpeshherë, shoqërohet edhe me kërcitje të kockave. Një formë tjetër është dhe artriti urik, i cili lidhet drejtpërdrejt me sasinë e lartë të acidit urik në organizëm.

    Shkaktarët

    Në rastet kur tregoheni të pakujdesshëm në kurimin e bajameve, gjëndrat limfatike fillojnë të acarohen dhe prodhojnë limfocitet T, të cilat shumohen në numër dhe trupi prodhon antikorpuse kundër faktorit reumatoid që është shumuar. Këta stafilokokë që zhvendosen nga bajamet, shkojnë në veshka, e më tej hyjnë në qarkullimin e gjakut.

    Nëse një trup nuk funksionon në mënyrë të sinkronizuar, duke përfshirë këtu gjëndrat endokrine dhe organet e tjera, është më i predispozuar për t’u prekur nga këta ngacmues të jashtëm, ku përfshihen edhe këto baktere që shkaktojnë sëmundjen e artritit.

    Me kalimin e kohës fillojnë shqetësimet e para, që shoqërohen me ndjesi këputjeje, lodhjeje, temperaturë, dhimbje gjunjësh e kockash si dhe me mungesë oreksi. Këto shenja shfaqen kur stafilokokët hyjnë në gjak e fillojnë të bëhen aktivë, të shumohen dhe të përhapen në trup. Stadi i dytë i kësaj sëmundjeje progresive është që, nëse nuk kurohet, ai përparon në mënyrë të përshkallëzuar. Gjatë këtij momenti kemi përhapje simetrike në të dyja gjymtyrët, dhe fillon të japë dhimbje, dobëson enët e qarkullimit të gjakut dhe i hollon. Këto të fundit, me ndryshimin e shtypjes atmosferike bëhen të brishta dhe ulja e shtypjes shkakton çarjen e kapilarëve, çka jep shumë dhimbje te pacienti.

    Diagnostikimi
    Një pacient, i cili verifikon se ka disa nga simptomat e sipërpërmendura, mund të kryejë disa diagnostikime, si faktori reumatoid, fibrinogjenin, proteinën C reaktive dhe acidin urik. Në momentin që acidi urik rezulton i lartë, atëherë pacienti ka depozitime të larta të kalciumit në kocka, çka shkakton deformimin e kockave, që shfaqet më tepër në gishtat e këmbës dhe të dorës.

    Trajtimi
    Duke njohur shumë mirë vetitë kuruese të disa bimëve, ne filluam t’i testonim ato që para 10 vitesh dhe morëm rezultate tepër pozitive. Ne e dimë që artriti dëmton edhe zemrën, kështu që në kompozimet e çajit kurues shtuam edhe bimë që mbrojnë zemrën. Nuk përdorim vetëm një bimë, por duke ditur vetitë e përafërta të bimëve mjekësore, kemi kompozuar këtë çaj, që redukton acidin urik të ngritur, i cili jep edhe probleme në veshka, si dhe të sjellë një funksionim të mirë të qarkullimit të gjakut në arterie dhe vena. Aty ku gjaku qarkullon lirshëm, shkojnë edhe lëndët ushqyese dhe oksigjeni. Pacientët duhet të pinë një gotë çaj që ne e përgatisim me bimë mjekësore në çdo vakt. Ne në kompozimin e këtij çaji futëm bimë që të mbrojnë edhe zemrën. Lëvorja e shelgut është një tjetër trajtim që përdorim për pacientët, pasi hollon gjakun. Edhe vaji i sinapit është një preparat shumë i mirë, që nxit qarkullimin e gjakut dhe ndihmon në kurimin e artritit.
    Zgjidhja e problemit të artritit reumatoid është e dukshme brenda një periudhe kohe shumë të shkurtër, pra brenda një jave.

    Artriti Ylli Merja
    Previous ArticleYlli Merja: Si të kuroni mykun e lëkurës me rigonin e bardhë: Kur myku është në sipërfaqe, lëkurë…
    Next Article Publikohen detaje të reja nga momenti i daljes se Eglit nga ‘Big Brother’
    ShowBizi

    Reagon për herë të parë Elvis Pupa pas shpalljes në kërkim nga autoritetet australiane

    May 24, 2025

    Egli Tako jep lajmin e ‘madh’, ka një befasi për fansat e saj

    May 24, 2025

    Egli Tako jep lajmin e ‘madh’, ka një befasi për fansat e saj

    May 24, 2025
    TV SHOW

    Gjesti thumbon Xhenetën, por ka një mesazh edhe për Eglin

    May 24, 2025

    E papritur, Bora Zemani “zhvesh” pantallonat në publik…

    May 24, 2025

    Oferta “e majme” që rikthen në ekran Arbana Osmanin! Në çfarë formati do e shohim prezantuesen?

    May 24, 2025
    Horoskopi

    “Kujdes me grindjet në çift apo me kolegë”/ 3 shenjat me fat dhe 3 shenjat që duhet të bëjnë sytë katër këtë të shtunë

    May 24, 2025

    Cila shenjë do të ketë takime misterioze? Horoskopi për sot: Beqarët mund të ritakojnë dikë nga e kaluara…

    May 24, 2025

    Javë vendimtare për dashurinë, paratë dhe karrierën! Astrologia tregon se si ndikon Hëna e re te shenjat

    May 23, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Aguliçja, lulja që SHËRON pa ilaçe! Ja si ta përdorësh / Ylli Merja tregon se eshte Ideale në luftimin e…

    May 21, 2025

    Çfarë fshihet pas ënjtjes së këmbëve? Ylli Merja tregon se cfare e shkakton dhe ju tregon trajtmin me..

    May 21, 2025

    Propolisi, thesari i çmuar i natyrës që kuron qindra sëmundje, Ylli Merja: Numër një për forcimin e…

    May 21, 2025
    © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.