Close Menu
Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • ShowBizi
    • TvShow
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi

    Si të luftoni infeksionet urinare me bimë medicinale/ Ylli Merja: Duhet te perdorni…

    0
    By admin on February 5, 2025 Këshilla Shëndeti

    Infeksionet urinare, kryesisht shkaktohen nga bakteret, ku veçanërisht kryeson bakteri Esheria koli.

    Këto baktere japin infeksione në pjesën e vezikës urinare, në ureter, e vlen të theksohet se më të predispozuarit për tu prekur janë fëmijët e vegjël, femrat, pjesërisht meshkujt si dhe ata persona që mund të kenë infeksione të prostatës.

    Esheria Koli është një bakter, i cili ka një gjatësi nga 200-1000 nanometër, pra nëse e zmadhojmë 1 mijë herë, do të arrijë madhësinë e një kokrrize sheqeri.

    Këto baktere, të cilat quhen ndryshe edhe “xhuxhët e lartë që kalërojnë”, kanë një formë cilindrike të mbuluara me disa si qimëza të holla, nëpërmjet të cilave arrijnë të realizojnë lëvizjen dhe zhvendosjen në organizmat e gjalla.

    Këto baktere kryejnë një funksion të rëndësishëm në organizmat e ripërtypësve si gjedhët, lopët, dhentë, dhitë apo derri.

    Por edhe te njeriu këto lloj bakteresh gjenden në zorrën e trashë dhe përpunojnë ushqimet që janë të forta, ndërsa kur arrijnë të kalojnë nga sistemi i jashtëqitjes në atë urinar, këto baktere, arrijnë të krijojnë problematika nga më të ndryshmet.

    Shkaktarët dhe simptomat

    Këto baktere që shkaktojnë infeksione urinare, mund të merren kryesisht nga konsumimi i ushqimeve të palara, nga ambientet publike, vendet ku rrinë bagëtitë, uji i ndotur apo mishi i pagatuar mirë.

    Disa nga simptomat që mund të shfaqë prania e këtyre baktereve në organizëm janë diarre me gjak; fryrje barku dhe zorrësh, të shoqëruara me dhimbje; djegie e urinës (edhe pas urinimit);

    temperaturë të lartë si dhe insuficensë renale. Në përgjithësi nëse fermerët plehërojnë tokat me pleh të padekompozuar mirë, ata mund të ndotin perimet e frutat me duart e tyre të papastruara.

    Nëse ky pleh, nëpërmjet grimcave të dheut, mund të ngjitet te frutat e perimet, së bashku me bakterin Esherika Koli. Vlen të theksohet se ky bakter nuk shkatërrohet edhe gjatë transportit,

    pasi diçka e tillë mund të ndodhë vetëm në habitate me temperaturë mbi 70 gradë celsius. Kështu që rekomandohet që perimet apo frutat të shpëlahen mirë para konsumimit në ambientet tona familjare.

    Trajtimi me bimë medicinale

    Nëse këtë bakter e luftojmë me antibiotikë, atëherë nuk kemi gjetur rrugën më të mirë të mundshme. Kjo pasi në organizmin e njeriut gjatë këtij lloj trajtimi, do të fillojnë të lirohen me shumicë qeliza helmuese dhe njëkohësisht arrin që të ashpërsohen simptomat e këtij lloj bakteri. Pra, përdorimi i antibiotikut në këto raste nuk është aspak efektiv.

    Njeriu duhet të luftojë për të zbutur sëmundjen e këtë mund ta bëjë fillimisht duke mbajtur një higjienë sa më të pastër personale, e nëse pihet ujë më shumicë, organizmi fillon të vetëpastrohet nëpër-mjet urinimit. Por nëse përdoret brokoli rreth 200 gram në ditë, arrijmë të shkatërrojmë bakterin Esherika Koli, por edhe konsumimi i frutave të pyllit, bën të mundur prodhimin e proteinave në trupin e njeriut, e rritet numri i leukociteve, të cilat bëhen tepër luftarake ndaj baktereve. Edhe lëkura e dardhës apo limonit arrin që të pakësojë efektin e Esherika Kolit, duke i zvogëluar si numër. Ndërkohë edhe çaji i koprës dhe çaji i dëllinjës japin efekte të mrekullueshme në trajtimin e infeksioneve urinare, pasi kanë veti antibakteriale shumë të mira.

    Propolisi i bletës
    Ndërkohë edhe propolisi i bletës është një antibiotik i çmuar natyral, antiviral, antiflamator, antimykotik, antibakterial, antioksidant, imunostimulant, antiskeptik e antiparazitar. Ky produkt i bletës është një nga medikamentet më të vjetra e më të njohura nga njerëzimi. Propolisi rekomandohet të përdoret kundër diabetit; ftohjes; kisteve; alergjive; infeksioneve të gojës, veshkave apo tëmthit. Gjithashtu, luan një rol të rëndësishëm në kurimin e kolitit, ulcerës, mykut dhe krimbave të zorrëve, por gjen përdorim edhe në trajtimin e hazmatikës së fytyrës dhe reumatizmës. Ky medikament ndihmon në kurimin e disa sëmundjeve të tjera si astma, spondiliartroza, parkinsoni apo hernia diskale. Propolisi është një kombinim komponentësh me natyrë aromatike e fenolike, të pasura me një numër të madh substancash të shumëllojshme mes tyre. E veçanta e këtij medikamenti qëndron në pasurinë e madhe të flavonoideve, falë të cilave porpolisi siguron veçorinë antimikrobike. Sipas disa studimeve, rreth 1/3 e fraksioneve të propolisit të tretshëm në alkol etilik, ka natyrë flavonoide, mes të cilave është identifikuar galangina dhe pinocembrina. Këto të fundit kanë efekte shumë të mira bakteriostatike që përfaqëson veprimin antihelmues.

    Ylli Merja
    Previous ArticleKeni kolesterol te larte? Ylli Merja ju tregon dieten ushqimore per trajtmin e tij me…
    Next Article Ylli Merja: Si të qetësoni migrenën me çajin çudibërës, përbërësit qe ju nevojiten jane…
    ShowBizi

    Hëna në Akrep, për çfarë duhet të PËRGATITEN të gjithë shenjat e HOROSKOPIT?

    June 8, 2025

    Deklarata tronditëse e Laert Vasilit: Motra ime v*iq 6 muajshe sepse i morën gjak për të rigjeneruar gjakun e diktatorit Enver Hoxha

    June 7, 2025

    Livia e ndez rrjetin, tregon të pasmet

    June 7, 2025
    TV SHOW

    Debat i ashpër me G Banin dhe Vserlon kur ishin me pushime, Klajdi zbulon çfarë ndodhi mes tyre…

    June 6, 2025

    Zhgënjimi shpërthen në rrjete: Çfarë bëri Gjesti që i ktheu fansat kundër? (FOTO)

    June 6, 2025

    Fat dhe sukses në karrierë! Këto janë 3 shenjat e horoskopit që do të favorizohen në dekadën e ardhshme

    June 6, 2025
    Horoskopi

    Hëna në Akrep, për çfarë duhet të PËRGATITEN të gjithë shenjat e HOROSKOPIT?

    June 8, 2025

    Shenjat e Horoskopit që “marrin frymë” financiarisht në qershor

    June 7, 2025

    “Një fazë shumë dinamike po vjen për ndjenjat”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    June 6, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Aguliçja, lulja që SHËRON pa ilaçe! Ja si ta përdorësh / Ylli Merja tregon se eshte Ideale në luftimin e…

    May 21, 2025

    Çfarë fshihet pas ënjtjes së këmbëve? Ylli Merja tregon se cfare e shkakton dhe ju tregon trajtmin me..

    May 21, 2025

    Propolisi, thesari i çmuar i natyrës që kuron qindra sëmundje, Ylli Merja: Numër një për forcimin e…

    May 21, 2025
    © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.