Close Menu
Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • ShowBizi
    • TvShow
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi

    Si të eliminoni dhimbjet e kyçeve dhe kockave? Ylli Merja jep kuren me hither: Nëse jeni duke përdorur…

    0
    By admin on March 1, 2025 Këshilla Shëndeti

    Hithrat janë një bimë medicinale shumë të shëndetshme për organizmin e njeriut.

    Ato përmbajnë mbi 50 përbërës kimike e kanë shumë efekte positive në trup pasi e ndihmojnë në stimulimin e sistemit limfatik dhe prandaj përmirësojnë imunitetin.

    Këshillohen të përdoren të njoma ose të thata nga individët që janë anemikë dhe të dobët, apo që preken shpesh nga gripi.

    Mund të përdoren në gjellë dhe të gatuhen njësoj si spinaqi, ose në byrek, duke u përzier edhe me spinaq.

    Kur ziejnë hithrat e humbasin djegien që shkaktojnë kur janë të njoma, kështu që nuk ka problem në përdorimin në gatim.

    Kjo bimë gjithashtu ndihmon në uljen e tensionit, zgjerimin e venave dhe arterieve dhe hollon gjakun.

    Hithra ka një rol të rëndësishëm në ruajtjen e një zemre të shëndetshme e nëse përdoret rregullisht parandalon sëmundjet e zemrës.

    Hithrat ndihmojnë tretjen dhe largojnë parazitët në zorrë e, gjithashtu, parandalojnë simptomat e menopauzës, dhe zbutin dhimbjet e menstruacioneve.

    Vlen të theksohet se përmbajnë shumë minerale, prandaj këshillohet të përdoren nga individët mbi 45 vjeç, pasi janë shumë të ushqyeshme për kockat, por ndihmojnë edhe në parandalimin e kancerit të prostatës.

    Nëse jeni duke përdorur hollues gjaku apo nëse keni tension të ulët mund t’i përdorni me sasi të vogla hithrat.

    Nëse keni tensionin e lartë, keni yndyra në gjak apo variçe këshillohen të përdoren rregullisht në verë kur mund t’i gjeni të njoma, dhe gjatë dimrit 1 deri në 3 muaj si çaj, në muajt e ftohtë për ushqimin e kockave dhe largimin e reumatizmit.

    Hithrat ndihmojnë edhe në uljen e sheqerit në gjak e janë ushqyes shumë i mirë i kockave pasi përmbajnë shumë minerale dhe vitamina dhe ushqejnë kockën. Këshillohen të përdoren për të luftuar osteoporozën dhe reumatizmin.

    Hithrat ndihmojnë në largimin e dhimbjes së kyçeve dhe kockave. Nëse keni dhimbje të forta të gjunjëve mund të shtypni hithrat, t’i përzieni me kripë të zezë dhe të mbështillni gjurin gjatë gjithë natës.

    Mund ta përsëritni për 3-4 net me radhë, dhe dhimbjet e kyçeve do të ndalojnë. Lëngu i hithrave përmban gjithë këto vitamina dhe minerale dhe shkon deri në kocka.

    Përbërësit

    Hithrat e njoma dhe të thata kanë përbërës të ndryshëm por gjatë tharjes bima i humb disa nga përbërësit aktivë. Në hithrat e njoma ndodhen flavonoide me shumicë, të cilat janë në sasi më të vogla në hithrat e thatë. Flavonoidet janë antioksidantë që ndodhen tek shumë bimë dhe fruta, dhe ndihmojnë në pastrimin e organizmit nga toksinat, ulin rrezikun për shumë sëmundje si kanceri etj. Gjenden beta karotenoide si beta-karoten, të cilat ndihmojnë në forcimin e sistemit imunitar dhe në përmirësimin e shikimit. Hithrat e njoma përmbajnë vitamina si: A, C, D, E, F, K, P, and B-komplekse, gjithashtu, thiamin, riboflavin, niacin, and vitamin B-6, të gjitha janë në nivele të larta antioksidantësh. Përmbajnë rreth 16 aminoacide, të cilat ndihmojnë në rigjenerimin e qelizave në organizëm. Gjethet e thara janë analizuar për përmbajtjen ushqyese , janë të pasura me vitaminë E, vitamina B2, hekur, zink, kalcium, etj. Hithrat e thara e humbasin vitaminën C dhe beta-karotenin, por përmbajnë të 16 aminoacidet dhe përbërësit e tjerë.

    Receta

    Kjo përzierje mund të përdoret përpara ushtrimeve fizike, apo përpara se të shkoni në palestër. Ky lëng frutash i shëndetshëm për zemrën dhe trurin ka këta përbërës: 2 lugë kos; 10gram gjethe hithra të njoma; 10 gram spinaq; 1 kivi; 1 mollë; 20 gram lakër të kuqe; pak akull dhe 1 lugë me fara chia. Futen të gjitha në mikser dhe përzihen derisa të bëhet masë e njëtrajtshme. Në fund shtohen 3-4 thel-pinj arre dhe përzihen përsëri në mikser.

    Dhimbja e Kyceve Ylli Merja
    Previous ArticleSi të kuroni sinusitin nëpërmjet mjekësisë alternative/ Ylli Merja ju jep zgjidhjen: Si fillim për të ndihmuar në pastrimin e sinuseve përdoret ku…
    Next Article Ylli Merja jep kuren: Si të shpëtoni përgjithmonë nga vesi i duhanpirjes me…
    ShowBizi

    Rizarta Hoxha konfirmon romancën me ish banorin e Big Brother VIP Albania

    May 20, 2025

    Xhepat plot! Këtë javë 3 shenja Horoskopi presin sukses financiar

    May 20, 2025

    Limi tradhton Albën? Shfaqet me një vajzë tjetër — Reagon Alba (FOTO)

    May 20, 2025
    TV SHOW

    E PAPRITUR… Xheneta nxjerr zbuluar Jozin edhe të dashurën e tij…

    May 20, 2025

    Rizarta Hoxha konfirmon romancën me ish banorin e Big Brother VIP Albania

    May 20, 2025

    Xheneta nxjerr sekretin e lidhjes Jozi-Loredana…

    May 20, 2025
    Horoskopi

    Xhepat plot! Këtë javë 3 shenja Horoskopi presin sukses financiar

    May 20, 2025

    Nis epoka e re astrologjike, Meri Shehu rendit shenjat që do të ngadalësojnë ritmin

    May 19, 2025

    ‘Surprizat po vijnë’, Ja çfarë do të ndodhë këtë javë në shenjën tënde! / Horoskopi Maj nga Jorgo Pulla

    May 19, 2025
    Këshilla Shëndeti

    “Sanza” ose e njohur si “Gentiana”, bima mrekullibërëse e veriut të Shqipërisë: Ylli Merja tregon vetite e ksaj bime…

    March 16, 2025

    Mjeku tregon efektet e vajit të farës së zezë në organizim e trupit: Përmirëson funksionin e mëlçisë dhe…

    March 16, 2025

    Ylli Merja: I kam kthyer flokët edhe tullacëve, ja si e arrita me…

    March 16, 2025
    © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.