Gjesti ka komentuar sërish lidhur me intervistën e Xheneta Fetahut
![](https://keshillat.com/wp-content/uploads/2025/02/image-26-33.jpg)
në “BBVA Fan Club”, ku ajo kishte deklaruar se mendonte
se ai do ta priste jashtë dhe do të flisnin me njëri-tjetrin për të zgjidhur situatën.
Banori i shtëpisë më të famshme në Shqipëri ka theksuar se çdo gjë ka përfunduar mes tyre dhe ia ka thënë, duke shtuar se ka përjetuar shumë vështirësi gjatë kohës në shtëpi kur ishin bashkë.
Në bisedë me Rozanën, Gjesti ka shprehur dyshime mbi qëndrimet e Xhenetës, duke thënë:
“Ajo e ka prit me fjalë, por nuk ka pasur ndjenja për mua. Asnjëherë nuk më ka dashur dhe tani si ka fytyrë të thotë që mendonte se do ta prisja jashtë”.
Gjesti shtoi se pas daljes nga shtëpia e ka deklaruar qartë që nuk do të ketë asgjë me të.
Banori e ka kritikuar ashpër Xhenetën, duke e akuzuar për përpjekje për të fituar famë duke u lidhur me të, duke përdorur emocionet për të krijuar një imazh publik.
Ai gjithashtu e ka quajtur këtë një lojë dhe ka theksuar se nuk e kupton si mund të dalë dhe të flasë pas gjithë asaj që ka ndodhur mes tyre.