Sara dhe Bardhi kanë dhënë sonte puthjen e parë.
Dyshja prej disa ditësh janë parë shumë të afërt, por puthjen e kishin shmangur.
Ishte Ledioni ai që i kërkoi çiftit ta jepnin puthjen mbrëmjen e sotme,
por fillimisht Sara refuzoi duke u shprehur se do e japin kur të jetë momenti i duhur.
Megjithatë Bardhi u tregua i shkathët dhe arriti t’ja rrëmbejë puthjen e parë Sarës live në spektaklin e sotëm.
Ky moment u prit me duartrokitje dhe brohoritje nga publiku, por edhe nga banorët në shtëpi.