Close Menu
Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • ShowBizi
    • TvShow
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi

    Sakrifica e një heroi shqiptar! U hodh në lumë për të shpëtuar fëmijët, Greqia shpërblen guximin e tij

    0
    By admin on June 14, 2025 ShowBizi

    Levian Goga, shqiptari nga Berati që u bë simbol i guximit dhe humanizmit pas aktit të tij heroik në lumin Arachthos,

    ndodhet aktualisht në spitalin e Artës për shkak të komplikacioneve në frymëmarrje.

    Ngjarja tronditëse ndodhi të mërkurën e kaluar, kur Goga, pa hezituar, u hodh në lumë për të shpëtuar dy fëmijë të mitur që po mbyteshin.

    Pas shpëtimit dramatik, ai shfaqi kollë të fortë dhe probleme me frymëmarrjen, çka e detyroi të kërkonte ndihmë mjekësore.

    Mediat greke raportojnë se pas një vizite te një mjek privat, Goga u këshillua t’i nënshtrohej analizave të specializuara në spital. Ministri grek i Shëndetësisë, Adonis Georgiadis, ndërhyri personalisht duke urdhëruar dërgimin e një ambulance që e transportoi menjëherë në spitalin e Artës. Sipas burimeve spitalore, gjendja e tij nuk paraqet rrezik për jetën, por po monitorohet me kujdes.

    Një akt heroik që tronditi Greqinë

    Goga, i cili ndodhej në një kafene pranë vendit të ngjarjes, e braktisi gjithçka sapo dëgjoi britmat dhe u hodh në ujërat e rrëmbyeshëm të lumit Arachthos për të shpëtuar dy djemtë e mitur që po mbyteshin. Dy fëmijët, një 14-vjeçar dhe një 12-vjeçar, kishin rënë në lumë gjatë një loje dhe fatkeqësisht, pësuan vdekje klinike, sipas raporteve të mediave greke.

    Prindërit e të miturve kanë marrë një vendim tejet fisnik, duke dhuruar organet e fëmijëve të tyre për të shpëtuar jetë të tjera.

    Do të nderohet me shtetësi greke

    Aktit të Gogës nuk i kanë munguar as reagimet e mirënjohjes. Autoritetet greke kanë paralajmëruar se ai do të nderohet me shtetësinë greke për veprimin e tij të jashtëzakonshëm. Një vendim që është përshëndetur gjerësisht si një akt simbolik i vlerësimit për kontributin njerëzor pa dallime kombësie.

    Levian Goga ka emigruar në Greqi 24 vjet më parë, në moshën 17-vjeçare. Ai ka kaluar pjesën më të madhe të jetës në Athinë, duke punuar në kushte të vështira. Sot jeton në qytetin e Artës me bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij, 10 dhe 6 vjeç, në një jetë të qetë dhe modeste – derisa një akt i jashtëzakonshëm guximi e bëri atë një hero të heshtur të dy popujve.

    Previous ArticleKanë shpirt hakmarrës dhe posesiv! Zbuloni 3 shenjat më xheloze të horoskopit
    Next Article Arrestohet 39-vjeçari në Kamëz, përplasi pesë këmbësorë gjatë manovrave të rrezikshme…
    ShowBizi

    E papritur, Egli merr vendim e MADH

    June 14, 2025

    Si ta parandalojme Diabetin? Keto jane pese hapa qe mund te beni ne shtepi.

    June 14, 2025

    Sakrifica e një heroi shqiptar! U hodh në lumë për të shpëtuar fëmijët, Greqia shpërblen guximin e tij

    June 14, 2025
    TV SHOW

    U perfolen per ‘xhelozi’, Olta Gixharit i mbushi djali 1 vjec por a ishte e ftuar teze Gerta Gixhari??? (Foto)

    June 14, 2025

    Tronditëse! Shkoi për të kontrolluar shtëpinë, 24-vjeçarja përd’h*nohet përpara syve të djalit

    June 14, 2025

    Arrestohet 39-vjeçari në Kamëz, përplasi pesë këmbësorë gjatë manovrave të rrezikshme…

    June 14, 2025
    Horoskopi

    Kanë shpirt hakmarrës dhe posesiv! Zbuloni 3 shenjat më xheloze të horoskopit

    June 14, 2025

    Fati është në anën tuaj! Këto janë 4 shenjat e horoskopit që do të kenë zhvillime pozitive gjatë verës! Ja ku duhet të fokusoheni

    June 14, 2025

    Shanset vijnë deri te dera dhe pengohen”, java e ardhshme nis me sfida për shenjat e Horoskopit

    June 13, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Aguliçja, lulja që SHËRON pa ilaçe! Ja si ta përdorësh / Ylli Merja tregon se eshte Ideale në luftimin e…

    May 21, 2025

    Çfarë fshihet pas ënjtjes së këmbëve? Ylli Merja tregon se cfare e shkakton dhe ju tregon trajtmin me..

    May 21, 2025

    Propolisi, thesari i çmuar i natyrës që kuron qindra sëmundje, Ylli Merja: Numër një për forcimin e…

    May 21, 2025
    © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.