Close Menu
Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • ShowBizi
    • TvShow
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi

    Roza Lati tronditë me rrëfimin, tregon pse u largua nga ekrani

    0
    By admin on May 21, 2025 ShowBizi

    Moderatorja e njohur shqiptare, Roza Lati, e cila për vite me radhë drejtoi emisionin “Why Not?” në RTV Ora, ka kohë që është larguar nga ekrani, dhe mungesa e saj është ndjerë nga publiku.

    Së fundmi, në një InstaStory, ajo u është përgjigjur fansave që e pyesnin për arsyet e largimit nga televizioni.

    Roza tregoi me sinqeritet se arsyeja kryesore ishte zhgënjimi i thellë që përjetoi ndaj mënyrës si funksiononte televizioni ku punonte.

    Ajo rrëfen se ndonëse e ka dashur dhe shijuar punën e saj, presioni psikologjik dhe mungesa e mbështetjes në momente të vështira e detyruan të largohej.

    “E vërteta është që televizioni më është shpifur në këtë periudhë të jetës. Kur televizioni ku punoja u sulmua, shumë punonjës u larguan nga frika, dhe ne që mbetëm, përballuam gjithë barrën me mungesë stafi.

    Por publiku nuk duhej ta kuptonte – show must go on,” tha ajo.

    Pas përfundimit të sezonit të fundit të “Why Not?”, Roza përjetoi një periudhë shumë të vështirë personale, përfshirë humbjen e dy qenve të saj të dashur, Petit dhe Sashës, si dhe një shtatzëni të dështuar.

    Ajo përmendi edhe pjesëmarrjen në Big Brother VIP Albania 3, ku thotë se i janë bërë padrejtësi dhe se ka mbetur e zhgënjyer nga drejtësia dhe profesionalizmi në disa media.

    “Po shoh njerëz pa përvojë që drejtojnë programe, që nuk dinë të flasin e as të transmetojnë emocion. Po i vendosin kufje në vesh dhe diktohen në kohë reale. Profesionisti nuk vlerësohet më – dhe profesionisti kushton,” theksoi ajo duke bërë që të dyshohet se këta kunja i drejtohen Heidi Bacit pasi u përfol atëbotë që emisioni i premtuar Rozës iu dha asaj në minutë të fundit.

    Megjithatë, Roza i gëzoi fansat me lajmin se do t’i rikthehet ekranit madje më fuqishëm dhe më profesionale se kurrë më parë. Ajo premton jo vetëm një rikthim personal, por edhe bashkëpunim me profesionistë të tjerë të zhgënjyer nga televizioni aktual, të cilët, siç shprehet ajo, ndajnë të njëjtin qëndrim.

    “S’kam mbaruar me ekranin. Do rikthehem. Dhe jo vetëm. Por me një grup profesionistësh që, si unë, janë lodhur nga mënyra si po zhvlerësohet televizioni sot,” shkroi ajo.

    Për momentin, Roza thotë se po i përkushtohet vetes, familjes dhe dashurisë. Ne i urojmë shëndet, forcë dhe suksese në gjithçka që ka në plan!

    Roza Lati
    Previous ArticleKëto shenja të zodiakut do t’i kenë xhepat plot deri më 25 Maj…
    Next Article “Bravo i qoftë”, Laert Vasili tregon bisedën me Luiz Ejllin
    ShowBizi

    Gjesti dhe Egli janë bashkë? Ja detaji qe ngriti dyshime

    May 21, 2025

    Neda Balluku flet pas BBV: Nuk kam miqësi me banorët sepse…

    May 21, 2025

    E TRISHTE/ Ndahet nga jeta sopranoja e njohur Shqiptare

    May 21, 2025
    TV SHOW

    Rikthehen bashke CIFTI??? Gjesti dhe Egli janë bashkë,ai ka vendosur qe emrin e saj ta mba…

    May 21, 2025

    U ‘perplas’ me banoret??? Neda Balluku flet pas BBV: Nuk kam miqësi me banorët sepse…

    May 21, 2025

    U bë nënë për herë të dytë, Einxhel Shkira zbulon emrin e veçantë të bebit

    May 21, 2025
    Horoskopi

    Këto shenja të zodiakut do t’i kenë xhepat plot deri më 25 Maj…

    May 21, 2025

    “Leku letër”- Këto janë 3 shenjat e horoskopit që do të pasurohen në ditët në vijim, ja ku duhet të tregoni kujdes!

    May 21, 2025

    Beqarët do i rikthehen një dashurie të vjetër? Horoskopi sot: Disa kolegë do iu acarojnë…

    May 21, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Aguliçja, lulja që SHËRON pa ilaçe! Ja si ta përdorësh / Ylli Merja tregon se eshte Ideale në luftimin e…

    May 21, 2025

    Çfarë fshihet pas ënjtjes së këmbëve? Ylli Merja tregon se cfare e shkakton dhe ju tregon trajtmin me..

    May 21, 2025

    Propolisi, thesari i çmuar i natyrës që kuron qindra sëmundje, Ylli Merja: Numër një për forcimin e…

    May 21, 2025
    © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.