Banorët e BBV3 ditën e djeshme janë mbledhur në living ku kanë diskutuar rreth ankthit dhe depresionit.
Ata kanë treguar historitë e tyre personale dhe se si ia kanë dalë që të hedhin mbrapa krahëve eksperiencat e tyre jo të mira.
Romeo tregoi historinë e tij personale dhe si është ndjerë në momentet kur ka pasur ankth për herë të parë.
“Unë kam patur një situatë në jetën time, kam qenë më i ri, tek 19-20 vjeç, kalova një periudhë të vështirë, le të themi familjare, s’dua ta them arsyen,
dhe unë 3-4 muaj kam qenë kështu, nuk ngjisja dot dy shkallë se më dukej sikur do më plaste zemra. Më dukej sikur nuk merrja dot frymë ndërkohë që frymë merrja e kupton”, u shpreh Romeo.
View this post on Instagram