Sara Hoxha ka rikthyer të gjitha fotot në Instagram me Ledri Vulën, me të cilin prej muajsh përfliten se janë ndarë, por asnjëherë, asnjëri nga të dy nuk kanë konfirmuar se nuk janë më bashkë.
Ky veprim i fundit i aktores lë të kuptohet se çifti i njohur i showbizit shqiptarë, që janë dhe prindër të një vajzë, kanë kapërcyer vështirësitë dhe mbase janë rikthyer bashkë.
Sara dhe Ledri kanë qenë muajsh janë në qendër të vëmendjes për shkak të ndarjes. Gjithçka u zbulua, kur Sara u shfaq e vetme në premierën e filmit “Në Kuadër të Dashurisë”, ku edhe kishte një rol.
Ndonëse vetë blogerja u mundua ta përgënjeshtronte si lajm, shpejt u konfirmua nga menaxheri i Ledrit. Tashmë të gjitha detaje të çojnë të mendosh se mes tyre ka qenë një ndarje jo shumë e lehtë. Prej javësh Sara po jeton jetën mes Tiranës dhe Prishtinës.
Influencerja Sara Hoxha ishte ndër pjesëmarrësit në premierën e filmit “5 Herë JO”, ku Bora Zemani dhe Donald Veshaj janë protagonistët kryesorë.
Teksa po parakalonte në tapetin e kuq ajo nuk i shpëtoi as pyetjeve pikante të moderatorit Ronaldo Sharka, i cili e pyeti Sarën për marrëdhënien me ish-partnerin e saj, këngëtarin e njohur Ledri Vula.
“Kur do të dilni në një reagim ti dhe Ledri për situatën tuaj”, pyeti Ronaldo. “Unë dhe Ledri do të bëjmë një reagim publik për situatën tonë kur të jemi gati. Do të themi çfarë të duam ne që ju të dini”, u shpreh ajo, duke mos treguar më shumë detaje për ndarjen e tyre.
Mediat në Kosovë flasin se ka qenë pikërisht Ledri ai që është ndarë nga Sara.
Teksa vetë reperi ka vendosur të qëndrojë në heshtje në lidhje me këtë ndarje, nëna e tij, Xheraldina, ka vendosur që të thyejë akullin. Një gjë të tillë e ka treguar vetë Xheraldina, e cila ka ndarë disa “Story” teksa ajo dhe bashkëshorti i saj shihen duke folur me kamer me Poin.
Fjalët me të cilat ajo ka shoqëruar postimet janë marrë nga ndjekësit si “kunja” ndaj Sarës. Ajo ka theksuar se mbesën e ka marrë malli për gjyshërit, pasi në postimet e saj shkruan, “Kur Poin e merr malli” apo “A e dinë këta të dy që më ka marrë malli”.