Rike Roçi banore e big brother vip ka ndarë një histori personale sot me banorët, teksa ka rrëfyer se për dy vite është përndjekur nga një efektiv policie.
Ajo ka treguar se gjithçka kishte nisur pas një denocimi për humbje dokumentash që kishte bërë në komisariatin ku efektivi punonte dhe ai kishte marrë të dhënat e saj.
Rike tha se polici e ka ndjekur ngado dhe dinte çdo lëvizje të saj.
“Unë kisha humbur dokumetat dhe duhet të shkoja në hotel, por pa ato nuk të pranojnë.
Në mes të natës shkova në polici për të bërë denoncim dhe me atë letër shkon në hotel. Por e di se çfarë më ndodhi?
Kur shkon aty për denoncim, ti lë të gjitha kontaket, emër, mbiemër, numër telefoni, adresë.
Për dy vjet e kam pasur stalker policin. Ma ka nxirrë jetën për dy vjet. E dinte çdo lëvizje timen.
Ishte polic nga Milano, ndërkohë unë kisha një konkurs bukurie në Napoli. Ai erdhi aty në hotel.”– tregoi Rike.