Duket se situata mes Krisës dhe Tirit po bëhet gjithnjë e më e tensionuar

pas deklaratës së banorit se ka nisur të pëlqejë një tjetër vajzë, dhe më pas deklarata e Loredanës.
Krisa ka reaguar sërish për këtë çështje, duke u shprehur se po e analizon me kujdes qëndrimin e Tirit dhe nuk ka nxituar të dalë në përfundime të menjëhershme.
Reagimi i plotë i Krisës:
“Në një vit bashkë dhe kurrë se kisha menduar që lidhja do testohej për një javë mungese.
Të gjithë ju që më keni shkruar ja u përsëris jam shumë mirë dhe po e shikoj me vëmendje Tirin këto ditë për të kuptuar më shumë deklaratën e tij.
Nga ana tjetër kam takuar dhe miqtë e përbashkët që kanë qenë në klub me Loredanën atë natë për të kuptuar se çfarë ka ndodhur realisht në këtë histori”.