Që nga spektakli i djeshëm i Big Brother VIP Albania 3, rrjeti po zien për një arsye: telefonata e Ilnisës me vajzën.
Në një moment gjatë telefonatës u duk se vajzës së saj i thanë diçka familjarët dhe sipas rrjetit, kjo e fundit po ndjenjte ‘presion’ prej dikujt që e detyronte të qante ‘sa për sy e faqe’.
Menjëherë pas kësaj familjarët e Ilnisës të cilët janë menaxhues të rrjeteve të saja sociale kanë reaguar duke thënë:
“E vërteta është që familjarët e Ilnisës që janë me vajzën, janë munduar ta qetësojnë në ato momente, ku Anaisi, si çdokush që është larg prindit u emocionua në atë pikë tek fliste me të sa nuk arriti të mbajë dot as lotët.“, thuhet në reagim.
“Është keqardhje që niveli i spekulimit dhe konspiracionit ndaj një loje, arrin në atë pikë sa vë në dyshim emocionin e një fëmije 10-vjeçar, lotët e saj, zërin që meket në një komunikim me mamanë e saj, që askush nuk është në gjendje të përfytyrojë sesa shumë i mungon.”, thuhet tutje në reagim.
Kjo eshte video ku degjohet nje ze ti thote qaj qaj por nuk vertetohet nese eshte e vertete apo e montuar ju mbetet ju ta vleresoni.