Teksa debati për “Gjesti-Jozi” në Big Brother VIP Albania vazhdon të bëjë xhiron e rrjetit,

kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të mos e injorojë zhurmën e rrjeteve dhe ka reaguar vetë gjatë një video live në Instagram.
Gjatë transmetimit, një komentues i shkruan:
“S’kemi pse të shqetësohemi për Gjesti-Jozi kur shikon me çfarë merret i pari i vendit.”
Rama, si zakonisht pa filtra, i është përgjigjur menjëherë:
“Po me çfarë merret i pari i vendit? I pari i vendit merret me ty. Çfarë do kërkoje ti nga i pari i vendit përveçse të merrej me ty, të të respektonte, të të dëgjonte edhe kur ti flet mbrapsht?”
Ai shton se nuk e kupton çfarë nënkupton komentuesi me “me çfarë merret”, por është i bindur se çdo gjë që ai bën është në përputhje me rolin e tij:
“Nuk ma ha mendja që unë merrem me ndonjë gjë që nuk i takon të merret i pari i vendit.”