Prej kohësh është përfolur për një romancë mes reperit
Capital T dhe modeles së njohur Adrola Dushit,
megjithatë nuk i pamë kurrë të dalin publikisht si çift.
Dyshja kanë qenë shumë diskretë në detajet që mund të çojnë zbulimin e lidhjes,
edhe pse shumë shpejt romanca e tyre u mësua nga burime të afërta.
Nuk mund ta quajmë rastësi, praninë e modeles në çdo koncert që reperi mbante.
Megjithatë duket se në një mënyrë ose tjetër ky i fundit na ka treguar se gjërat nuk janë më njësoj. Në një postim në TikTok ku shfaqet i shtrirë, Capital T shkruan:
“Si fle unë, kur e di që jam single dhe askush nuk më tradhton”, shkruan ai përbri videos dhe të gjithëve na shkoi mendja për një krizë ose ndarje nga modelja e njohur.