Stresi ishte i ftuar në “fun Club” ku u pyet lidhur me një status të bërë nga ana e tij për Sara Gjordenin.
Në një nga fjalitë e statusit të tij Stresi shkruan:
“Ps megjithëse forca e zakonit”
I pyetur se çfarë ka nënkuptuar me fjalë e përdorur Stresi i bën bisht pyetjes duke treguar se Sarën e njeh nga jashtë dikur kanë qenë në një lagje dhe për të ajo ka qenë gjithmonë stratege.
Sipas Stresit nga të gjithë banorët, Sara është e vetmja lojtare që ka hyrë në shtëpi me strategji dhe ide të qarta për lojën.
Intervista:
Moderatorja: Ke përmendur një fjalë në deklaratën tënde, forcë zakoni ke thënë mund ta shpjegosh
Stresi: Po, forcë zakoni thash duke e njohur pak Sarën nga jashtë se kemi qenë në një lagje dikur dhe duke e parë se si është rritur ajo ka qenë gjithmonë ashtu edhe jashtë.
Moderatorja: Si ka qenë lojtare, stratege?
Stresi: Po shumë stratege shumë fare. Nuk do e kisha sugjeruar lojën që po bën dhe kur hyri në fillim thash nuk po bën mirë që po përdorë atë historinë jashtë, po përdor edhe Bardhecin se atë të shkretin e mbyti .Boksieri është super djalë
Deklarata e Plotë e Stresit:
“Le nje super djale jashte qe e priste dhe me besim e lejoi te futej ne BB dhe pastaj flet ne oborr me Erjolen qe i mban kryqin qe i ka dhuru dhe shpreson qe ai te fitoi sot “ne boks”.. puthet dhe i kerkon llogari bardhecit thu se ka 3 vite me te, cdo gje vetem e vetem per fame dhe per te vazhdu trrij ne BB. Te humbesh udhen dhe te tejkalosh limitet e tua personale per fame kjo eshte per te ardh keq! Ps megjithse forca e zakonit”, shkruan reperi.