Meritoni, ditët e fundit në shtëpi, është përfshirë në debate me shumë banorë të Big Borther Vip 3.
Egla është një ndër ata banorë me të cilët Meritoni ka patur gricje, ndërsa mes tyre hidhen e priten fjalë me shumë ironi.
Në një moment, Egla qan si bebe, duke nënkuptuar se Meritoni është ‘bebja’ i Ilnisës, ndërsa ky i fundit i thotë të shkojë për t’u qetësuar te Juli, të cilin e cilëson ‘babi’ të aktores.
Egla bën sikur qan si bebe: Dua të rritesh dhe një çikë
Meritoni: O bebi bebi, shko te babi, shko te Juli
Egla: Levize pak atë cicën se të pashë që po ia bëje kështu, lëvize një çik meriton
Egla: Qesh icik, 74 dhëmbë ke Meriton! Më pëlqen shumë buzëqeshja jote.
Ndërsa në oborrin e banesës vip, Meritoni ka vazhduar debatin me Ledjonën. Kjo e fundit i thotë se është bërë me paranoja për shkak të nominimit, ndërsa këngëtari e mohon një gjë të tillë, duke i thënë se ajo është personi që ka dalë nga vetja.
Ledjona; Po paranojat pse të kapin
Meritoni: Nuk pi unë zemër që të më kapin paranojat
Ledjona: A duhet të pish që të të kapin paranojat.Paranojat të kapin dhe nga nominimi
Ledjona; Të kanë kapur, keq fare
Ledjona: Të kanë nxjerrë nga vetja
Meritoni: Ti je dalë nga vetja moti
Meritoni: Mos kopjo, përqendrohu, mbaje qëndrimin, vazhdo punën
Ledjona; Rikthehu se ke gati 3 javë që ke ikur nga shtëpia
Meritoni: Vazhdo me të qenurit e preferuara e publikut. Merre ndonjë mësim se të kanë përjashtuar nga klasa