Gjesti, fituesi fenomenal i ”Big Brother Albania Vip 4”,
vijon që të jetë një nga emrat më të komentuar në vend.
Sakaq, ai në një video të publikuar sëfundmi në Instastory, shihet në oborrin e banesës në Pavlan të Pejës, nën shoqërinë e qenit të tij.
Gjesti ka thumbuar duke thënë: Kush e ka hitin e verës? ”Normal që unë”, ka vijuar artisti. Kënga ”Veshu Ndrequ” ka marrë mbi 7.5 milion shikime për më pak se 1 muaj nga publikimi.
Sakaq, Gjestin e kemi parë edhe në koncerte në Europë, dhe së fundmi në Amerikë ku e ka elektirzuar skenën. Por menjëherë është bërë një lidhje me fjalët e Gjestit kur ishte në ”Big Brother Albania Vip 4”, ku aty i thoshte Eglit ”ty të kam përqefi”, pra që nuk e ngacmon.
Të jetë vallë edhe një ngacmim edhe për Eglin? Pritet të shihet.