I ftuar këtë të shtunë në “Aldo Morning Show” në Tv Klan, ka qenë mjeku popullor, Ylli Merja, i cili ka folur më tepër rreth kurave alternative dhe dobinë që ato kanë, por sigurisht pa u tepruar.
Gjatë programit, Aldo, moderatori i emisionit, i solli në mendje fjalët që i ka thënë doktori para disa viteve: “Ma lërë në dorë, shiko po nuk të dobësova”.
Me të qeshur, Ylli Merja u përgjigj se ai nuk kishte ardhur për ta takuar, por ama nuk e la pa disa mënyra që Aldo ose të tjerët mund të përdorin për t’u dobësuar. Njëra prej tyre ishte përdorimi i mështeknës, e cila sipas tij, lakohet shumë për humbjen e kilogramëve.
Sigurisht që moderatori ishte gjithë “sy e veshë”, aq sa kur doktori i gjeti disa zgjidhje, i tha: “Do të të marr me vete në Klan. O do më dobësosh ti mua o s’ka“.
Ylli Merja: Mënyra më e mirë për t’u dobësuar është ecje dhe vullnet në tavolinë.
Aldo: Po këtë s’e kemi ne, po të tjerat i kemi. Këtë s’e kemi ne.
Ylli Merja: Një tavolinë e shëndosh, rrënon shëndetin.
Aldo: E di kush është problemi? Problemi është që ka shumë njerëz mbi peshë, pa diskutim, ti e di shumë mirë këtë, që mund të kenë çdo gjë, por të vetmen gjë që nuk kanë është vullneti. Të vetmen gjë. Gjen dot një ilaç doktor për vullnetin (duke qeshur)?
Ylli Merja: Është edhe padija. Njerëzit nuk e dinë që një bimë për shembull, mund të na dhurojë shëndet ose mund të na heqë kilogramët e tepërt. Mështekna është që lakohet. Petulina është lënda më aktive e saj, e cila ndihmon në largimin e ujit të tepërt nga organizmi.
Aldo: Çfarë efektesh anësoresh ka?
Ylli Merja: Nëse do ta pimë shumë për shembull, mund të na lodhi veshkën. Njerëzit dikur në lashtësi mendonin kështu, ashtu siç kjo pemë e mbledh atë gjellën e saj që ka punuar gjatë verës, pra atë lëndën organike, nga majat dhe e zbret një rrënjë. Po kështu edhe njeriut, nga koka te këmbët i largon ato ujërat e tepërta. Pra, ata kanë bërë një paralelizëm, por më mbrapa shkencëtarët i kanë studiuar këto bimë dhe kanë vënë re që me të vërtetë që kjo bimë i kryente këto funksione.
Aldo: Mështekna. Po që do vij ta marr.
Ylli Merja: Patjetër. Për shembull, ne le të themi një fakt që është shumë interesant.
Aldo: Ki parasysh që je duke folur për persona që nuk kanë vullnet, mos harro këtë.
Ylli Merja: Po, atëherë, pikërisht ne po vrasim mendjen si të shkojmë drejt një lehtësimi në jetën e tyre praktike. Për shembull, nëse ne marrim ekstraktet e tyre, nëse marrim vajrat e tyre, nëse përgatisim të grira imët këto bimë dhe t’i vendosim në kavanoza qelqi, këto të përdoren si suplement në gjellë. Si rigoni për shembull ose mendra.
Aldo: A e kuptova, mund ta hedhim gjithandej.
Ylli Merja: Po, patjetër po, por gjithmonë të kanalizohen. /tvklan.al