Pas 24 orëve të para nga nisja e Ferma VIP, “Big Brother VIP” kopjoi idenë e tyre duke krijuar një ambient të ngjashëm për banorët me atë të fermës.
Mirëpo përpos kësaj, duket se “Big Brother VIP” është frikësuar nga suksesi i “Ferma VIP”, aq sa ka bërë Romeon dhe Heidin të lidhen sërish bashkë, pasi deklaruan se bashkë nuk do bëhen më kurrë, të paktën jo në reality show.
Madje, edhe pse dy banorët prej javësh ishin të ndarë e nuk shkëmbenin asnjë moment të ëmbël bashkë, brenda 24 orësh ata kanë filluar puthjet e përqafimet.
Gjithashtu BBV ka vendosur që po brenda këtij 24 orëshi të martojë çiftin.
Po po! Sot në mbrëmje, në të njëjtën orë kur është Prime i “Ferma VIP”, BBV ka caktuar të martohet Romeo me Heidin.
Nisur nga dy sezonet e para të “Big Brother VIP”, kur suksesi i tyre ishte i garantuar dhe nuk i jepnin vëmendje formateve të tjera, ky sezon po rezulton një dështim total për ta, që nga dhuna e lejueshme në shtëpi e deri te faktorizimi i Eglës, një femre bullizuese që kërkon tu mësojë vajzave të mitura nën 10 vjeç se si bëhet seks në stil misioner.
Egla deklaroi disa javë më parë se vajzës së Ilnisës, e cila i ka apo jo 10 vjeç, u shpreh se ka për ti mësuar asaj se si të bëjë seks. Madje përmendi edhe stile si ‘misioner’.