Mbrëmjen e djeshme në Big Brother VIP Albania,

Gjesti dhe Egli patën një përballje të fortë gjatë Prime-t.
Egli e akuzoi Gjestin se i kishte dhënë shpresa dhe se nuk kishte qenë i sinqertë me të, ndërsa ai e mohoi këtë, duke thënë se e kishte prerë qartë raportin mes tyre.
Debati i tyre shkaktoi reagime të shumta, përfshirë edhe opinionistët në studio.
Pas këtij tensioni, Gjesti ka marrë një surprizë të papritur nga jashtë shtëpisë.
Një parashutë me një mesazh inkurajues ka fluturuar mbi shtëpinë e BBV, duke i dërguar atij një sinjal mbështetjeje. Parashuta mbante shkrimin: “Zemrat që të ndjekin, rrahin bashkë me ty. Mos u ndal, ka puls”.