Të afërmit e Gjestit kanë reaguar për herë të parë pasi këngëtari iu bashkua shtëpisë së Big Brother VIP Albania, 24 orë pas largimit nga Big Brother VIP Kosova.
Në një postim në llogarinë e Gjestit në Instagram, të afërmit shkruajnë se janë pa fjalë për gjithë mbështetjen e madhe që si po merr.
“Jemi pa fjalë nga përkrahja dhe dashuria që ju publik i dashur i keni dhënë Gjestit gjatë këtij rrugëtimi,
e po vazhdoni ende t’a përkrahni Gjestin dhe lojën e tij, jemi përjetësisht falënderues për mesazhet e panumërta, e për përkrahjen që nuk po e kurseni asnjëherë, e përkundrazi vetëm po shtohet çdo ditë e më shumë.
Gjesti ju do shumë, vazhdoni t’a ndjekni e t’a përkrahni siç edhe keni bërë deri tash.” thuhet në postim.