Në një zhvillim të fundit që ka tërhequr vëmendjen e fansave dhe ndjekësve të saj, Ledjana Prenga,
e njohur për pjesëmarrjen e saj në reality show-n “Për’puthen”, ka zbuluar një detaj interesant rreth partnerit të saj “misterioz”.
Edhe pse identiteti i tij mbetet ende një mister për publikun,
Ledjana ka ndarë me ndjekësit e saj një fiksim të veçantë që partneri i saj ka dhe që e ka manifestuar sërish në ditën e të dashuruarve.
Duket se partneri i Ledjanës ka një pasion të madh për të surprizuar të dashurën e tij me xheste romantike.
Dhe këtë Shën Valentin, ai ka vendosur të vazhdojë me traditën e tij, duke dërguar lule dhe një mesazh për të.
“Ne të dy kalojmë çdo gjë të pakalueshme dhe arrijmë çdo gjë të paaritshme, prandaj jemi ne të dy! Të dua”, shkruhet në kartolinën e postuar nga vetë Ledjana.