Close Menu
Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • ShowBizi
    • TvShow
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi

    Parashikimi i Horoskopit/ ‘Ndikime negative në punë’ Jorgo Pulla paralajmëron: Kujdes shenjat e…

    0
    By admin on January 20, 2025 ShowBizi

    Si do të jetë kjo javë në fushën astrologjike sipas Jorgo Pullës?

    Cilat janë shenjat më fatlume të javës dhe kush duhet të bëjë kujdes / Parashikimi javor i horoskopit 20-26 janar nga astrologu Jorgo Pulla

    I ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report TV, me moderatore Androniki Kolka, ishte astrologu i njohur Jorgo Pulla,

    i cili bëri një parashikim javor 20-26 janar, për 12-të shenjat e zodiakut. Sipas astrologut Pulla kjo javë do të ketë disa ulje-ngritje, por gjithashtu do të ketë dhe shumë mundësi për gati të gjitha shenjat e zodiakut.

    “Kjo javë do të sjellë presion në punë për shkak të këndit të vështirë Diell-Pluton, por shumë sipërmarrje dhe çështje të zemrës do të kenë një shans të dytë,

    falë aspekteve të mira të Marsit retrogradë në Gaforre me Uranin dhe Venusin respektivisht. Kujdes më të shtuar përgjatë kësaj jave duhet të bëjnë shenjat e tokës!

    Ndërsa shenjat e zjarrit duken se do të jenë më të favorizuara në fushën e takimeve dhe dashurisë”, theksoi Pulla, duke vijuar më pas me parashikimin e detajuar të yjeve për të gjitha shenjat e zodiakut.

    Dashi

    Nëse ka patur probleme financiare, tani zgjidhen për Dashin. Ditën e martë duhet të kenë pak kujdes që të mos nxitohen në vendime. Kjo javë është më e favorshmja e 20 viteve të fundit për Dashin. E premtja është një ditë me fat për kontaktet e reja. Në dashuri do kenë shumë shance në lidhjet e reja që konsolidohen.

    Demi

    Moto e Demit për këtë javë është: Trego çfarë mund të bësh dhe duhet të durosh! Këtë javë duhet të keni kujdes në çështje ligjore, sepse keni mundësi shumë të mira për të mbyllur çështje të së shkuarës. Kjo javë është java e bashkimit, Demi mund të ketë një lidhje me Ujor që do të rezultojë e suksesshme. Gjithashtu mund të ndodhë dhe me një shenjë zjarri si Luani. Ekonomia është e stabilizuar dhe çështjet financiare duket se paraqiten shumë të favorshme.

    Binjakët

    Kujdes çfarë thoni dhe ku duhet të shkoni. Do të vendosni pikat mbi “i” në karrierë dhe biznes, ndërsa një lajm shumë të mirë do e merrni nga larg dhe do të jetë një mundësi e artë. Në fushën e dashurisë të palidhurit do të kenë stabilitet dhe do të gjejnë dashurinë e jetës. Çështjet ekonomike duket se stabilizohen dhe shkojnë në vendin e duhur.

    Gaforrja

    Prisni lajme të mira nga ana ekonomike-financiare. Në pjesën e punës do të keni një rinovim kontrate, ndërsa në fushën e dashurisë edhe pse Gaforrja ka patur disa probleme, tani duket se stabilizohet çdo gjë. Në çështjet financiare Hëna është shumë favorizuese dhe ndihmon shumë. Një lidhje me probleme zgjidhet ditën e enjte.

    Luani

    Moto e Luanit është: Bëj një hap prapa kur është e nevojshme! Java është shumë pozitive dhe do dilni shumë të fituar. Të premten, të shtunën dhe të dielën keni diçka shumë të madhe që do të vijë për ju. Në fushën e dashurisë edhe pse keni patur disa problematika, do të zgjidhen të gjitha tani.

    Virgjëresha

    Në këtë javë Virgjëreshat kanë shumë favorizime në çështjet e dashurisë dhe të ekonomisë. Kjo javë është më e mira sa i takon një lajmi që e prisnit prej kohësh. Dita e mërkurë deri të premten janë ditë të shkëlqyera. Në dashuri të palidhurit kanë një shanc shumë të mire, pasi zgjidhin një ngërç që kishte kohë që ju shqetësonte.

    Peshorja

    Kujdes pjesën personale dhe shpenzimet financiare! Kjo është motoja për ju Peshore për këtë periudhë. Duhet të keni kujdes gjithashtu në çështjet ligjore, si dhe duhet patur shumë kujdes në shpenzime të panevojshme. Në çështjet shpirtërore, lidhjet e vjetra duket se rikthehen.

    Akrepi

    Motoja për ju është: Kujdes nga problemet financiare! Nëse do duhet të merrni një kredi, mos u nxitoni, por lëreni për më vonë. Në çështjet e dashurisë, duket se frytet e para do të vijnë së shpejti. Qëndroni gati, pasi do keni fillime të reja! Me shenjat e ajrit dhe të ujit do kenë shumë favorizim në marrëdhënie Akrepët.

    Bricjapi

    Moto e javës është: Kushtojini vëmendje financave! Do të keni ndikime shumë të mira këtë javë, ndërsa fundjava do të jetë qershia mbi tortë. Dashuria është në dorë të Bricjapit, ndaj duhet të tregoheni të kujdesshëm dhe të përqafoni mundësitë e reja që jeta ju servir.

    Ujori

    Duhet të keni kujdes në përplasje me personalitete të rëndësishëm. Në çështjet e punës dhe karrierës është koha përfekte për të marrë vendime të rëndësishme. Në dashuri edhe pse keni patur disa probleme, duket se vjen një moment tani ku gjërat zgjidhen, dhe ku do të keni një ndikim shumë të mirë për vazhdimësinë.

    Peshqit

    Moto për ju është: Mundësira shumë të mëdha, por dhe sfida. Nga mesi i javës, por dhe në vazhdim duket se është një mundësi shumë e artë për ju. Nga e mërkura është një moment mjaft i mirë që ka të bëjë më punën dhe familjen. Në çështjet ekonomiko-financiare, duket se gjërat shkojnë në rrugën e duhur. Në fushën shpirtërore, lidhjet që kanë të bëjnë më shenjat e tokës apo të ujit, kanë një ndikim fantastik.

    Horoskopi Jorgo Pulla
    Previous Article“Ditë e veçantë për dashurinë”- Parashikimi i horoskopit, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
    Next Article Dalin PAMJET!!! Jozi ‘GODET’ pas koke Gjestin? Vellai i madh ka fshehur pamjet??? JA CFARE PRITET…
    ShowBizi

    “Një fazë shumë dinamike po vjen për ndjenjat”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    June 6, 2025

    Heidi Baci në pushime shihet nën shoqërinë e këtij mashkulli

    June 5, 2025

    Si rradhe here Ledjon Lico poston foto me motren…

    June 5, 2025
    TV SHOW

    Debat i ashpër me G Banin dhe Vserlon kur ishin me pushime, Klajdi zbulon çfarë ndodhi mes tyre…

    June 6, 2025

    Zhgënjimi shpërthen në rrjete: Çfarë bëri Gjesti që i ktheu fansat kundër? (FOTO)

    June 6, 2025

    Fat dhe sukses në karrierë! Këto janë 3 shenjat e horoskopit që do të favorizohen në dekadën e ardhshme

    June 6, 2025
    Horoskopi

    “Një fazë shumë dinamike po vjen për ndjenjat”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    June 6, 2025

    Fat dhe sukses në karrierë! Këto janë 3 shenjat e horoskopit që do të favorizohen në dekadën e ardhshme

    June 5, 2025

    Nga 6 qershori, Venusi favorizon këto 3 shenja horoskopi: Bollëk dhe mundësi të reja

    June 4, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Aguliçja, lulja që SHËRON pa ilaçe! Ja si ta përdorësh / Ylli Merja tregon se eshte Ideale në luftimin e…

    May 21, 2025

    Çfarë fshihet pas ënjtjes së këmbëve? Ylli Merja tregon se cfare e shkakton dhe ju tregon trajtmin me..

    May 21, 2025

    Propolisi, thesari i çmuar i natyrës që kuron qindra sëmundje, Ylli Merja: Numër një për forcimin e…

    May 21, 2025
    © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.