Spektakli “Ferma VIP” mbylli edicionin e dytë
me një natë finale që solli jo vetëm emocion, por edhe momente të papritura.
Pas javësh garë dhe qëndrimi larg jetës së zakonshme, dy emrat që mbërritën në fund ishin Big Basta dhe Andueli.
Fitorja shkoi për reperin e njohur Big Basta, i cili u përzgjodh nga publiku si më i votuari i këtij edicioni. Ai u shpall fitues në skenë mes duartrokitjeve dhe përgëzimeve nga të pranishmit.
Por ajo që nuk ishte parashikuar ndodhi pak çaste më pas. Finalisti tjetër, Andueli, reagoi në mënyrë të papritur pas përfundimit të votimit.
I prekur nga rezultati, ai nuk qëndroi për fjalët përmbyllëse dhe u largua në heshtje nga skena, mes lotësh dhe pa dhënë asnjë koment.
Ky moment i ngarkuar emocionalisht është bërë qendra e vëmendjes në rrjetet sociale. Pamjet e largimit të tij janë shpërndarë gjerësisht dhe kanë nxitur komente të shumta nga ndjekësit e spektaklit.