Close Menu
Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • ShowBizi
    • TvShow
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi

    Nuk ndalet me vajzat e njohura/ Meritoni në lidhje të re, a ishte tradhtia arsyeja e ndarjes me Ilnisën?

    0
    By admin on June 14, 2025 ShowBizi

    Meriton Mjekiqi në një intervistë është pyetur edhe për romancën e re që përflitet se e ka nisur me një modele.

    “Romancë e re me modelen Iren?”, u pyet moderatori, ndërsa tha:

    “Çfarë të them, të ruaj diçka për vete gjykojeni vetë se kush është e vërteta. Gjërat që mbesin kujtim janë të rëndësishme.”

    Por vetëm pak javë pasi konfirmoi këtë raport duket se gjithçka është mbyllur dhe historia mes reperit kosovar dhe Iren tashmë i përket të shkuarës.

    Pak muaj më parë shkruam për një tjetër romancë që moderatori ka nisur në Tiranë.

    Tashmë, ardhjet e tij në kryeqytet nuk janë më për Ilnisën, ndaj veç punëve që mund të ketë, çështjet e zemrës e sjellin Meritonin në Tiranë.

    Bëhet me dije se partnerja e re e moderatorit kosovar është një emër i njohur në rrjetet sociale, por edhe në ekrane. Dyshja ka një lidhje të re dhe për momentin ka vendosur që ta jetojë sa më larg syve të publikut.

    Që pas ndarjes nga Ilnisa, Meritoni duket se s’po gjen qetësi me historitë e dashurisë. Vetëm pak kohë më parë, ai konfirmoi mbarimin e lidhjes me gazetën. Në një intervistë të dhënë së fundmi Meritoni u shpreh se aludimet janë 100% të vërteta. Ndërkohë theksoi se arsyet e ndarjes mbeten private.

    “Unë kam qenë brenda asaj shtëpie, kam vepruar në mënyrën që unë jam ndjerë. Ka qenë shumë e bukur dhe realisht nuk do ndërroja as pikë dhe as presje. Si është pritur nga publiku është e tyre Ca të tjerë e kanë mirëpritur shumë mirë, ca të tjerë jo. Gjithçka ka qenë reale, kështu ka shku, kështu ka rrjedhë e kështu ka qenë. Aludimet janë 100% të vërteta, arsyet e ndarjes janë private, i uroj më të mirat Ilnisës, suksese, shëndet”, -tha Meritoni për ‘Prive’.

    Më tej ai shtoi se pavarësisht të gjithave Ilnisa është një grua dhe nënë e mrekullueshme. “Është grua e mrekullueshme, nënë e jashtëzakonshme, profesioniste në punën e saj. Hapi për me u nda, pak ka rëndësi. Nuk ka shumë rëndësi, sa ka rëndësi që të jetë mirë dhe në jetën në vazhdim. Janë gjëra shumë private”, nënvizoi ai.

    Edhe Ilnisa ka prekur në mënyrë të tërthortë këtë ndarje. Ilnisa Agolli, foli edhe rreth humbjeve, dështimeve e sfidave. Nuk mbeti pa u përmendur edhe jeta sentimentale, ndarja e saj, dhe si e sheh dashurinë.

    “Çdo ditë flas për dashurinë, sepse ne çdo ditë dashurojmë. Por një natë mendova me vetën, ‘mua do të më pyesin një ditë për dashurinë, por ç’do të them’, thash se dashuria është si një fitim dhe humbje. Fiton ndjenjën, humb mprehtësinë”, tha Ilnisa Agolli.

    Pas ndarjes së çiftit, të shumta ishin aludimet se në fakt, shkak për këtë prishje të raportit ishte tradhtia që Meritoni bëri ndaj Ilnisës. Por një fakt i tillë nuk është komentuar kurrë nga dy protagonistët e kësaj historie, duke mbyllur gjithçka vetëm me fjalë të mira dhe mirënjohje për njëri-tjetrin.

    Meriton Mjekiqi
    Previous ArticlePak ditë pas ndarjes nga Alba, Limi shfaqet në krah të një vajze tjetër te famshme…
    Next Article Temperaturat e larta në vend! Ja si duhet graduar kondicioneri gjatë ditëve të nxehta
    ShowBizi

    E papritur, Egli merr vendim e MADH

    June 14, 2025

    Si ta parandalojme Diabetin? Keto jane pese hapa qe mund te beni ne shtepi.

    June 14, 2025

    Sakrifica e një heroi shqiptar! U hodh në lumë për të shpëtuar fëmijët, Greqia shpërblen guximin e tij

    June 14, 2025
    TV SHOW

    U perfolen per ‘xhelozi’, Olta Gixharit i mbushi djali 1 vjec por a ishte e ftuar teze Gerta Gixhari??? (Foto)

    June 14, 2025

    Tronditëse! Shkoi për të kontrolluar shtëpinë, 24-vjeçarja përd’h*nohet përpara syve të djalit

    June 14, 2025

    Arrestohet 39-vjeçari në Kamëz, përplasi pesë këmbësorë gjatë manovrave të rrezikshme…

    June 14, 2025
    Horoskopi

    Kanë shpirt hakmarrës dhe posesiv! Zbuloni 3 shenjat më xheloze të horoskopit

    June 14, 2025

    Fati është në anën tuaj! Këto janë 4 shenjat e horoskopit që do të kenë zhvillime pozitive gjatë verës! Ja ku duhet të fokusoheni

    June 14, 2025

    Shanset vijnë deri te dera dhe pengohen”, java e ardhshme nis me sfida për shenjat e Horoskopit

    June 13, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Aguliçja, lulja që SHËRON pa ilaçe! Ja si ta përdorësh / Ylli Merja tregon se eshte Ideale në luftimin e…

    May 21, 2025

    Çfarë fshihet pas ënjtjes së këmbëve? Ylli Merja tregon se cfare e shkakton dhe ju tregon trajtmin me..

    May 21, 2025

    Propolisi, thesari i çmuar i natyrës që kuron qindra sëmundje, Ylli Merja: Numër një për forcimin e…

    May 21, 2025
    © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.