Plot surpriza spektakli i sotëm i ‘Big Brother Vip’.
Prezantuesi Ledion Liço devijoi paksa rregullat e ‘Vëllait të Madh’,
duke i dhënë një informacion nga jashtë njërit prej banorëve të shtëpisë, Romeo Veshaj.
Ledioni i komunikoi Romeos se shoku i tij, Elvis Myrta, i eliminuar nga shtëpia,
tashmë është pjesë e stafit në emisionin “Më lër të flas” në Top Channel,
një program të cilin e drejton Romeo dhe vëllai i tij Donaldi.
“Po e them këtë se mbase nuk e prezantoj unë vitin tjetër…”, tha Ledioni.
Pak minuta pas kësaj deklarate, Arbana Osmani, prezantuesja e dy edicioneve të mëparshme të ‘Big Brother VIP’, postoi në InstaStory një mesazh: “E di, e di :)”.