Balerini i njohur dhe banori i shtëpisë së “Big Brother”, Graciano Tagani ka rrëfyer historinë tij të jetës.
Graciano ka përlotur publikun me copëza nga linja e jetës duke treguar se mamaja e tij ishte vetëm 16-vjeçe kur ka lindur Gracianon.
Gjithashtu ai tregon se babai dhe nëna e tij u divorcuan kur ai ishte vetëm 3 muajsh. Balerini thotë se i ati abuzonte me alkoolin ndaj marrëdhënia e prindërve nuk kishte ecur.
Përvareshit të gjithave Graciano ruan raporte me babain e tij dhe është krenar pasi prindërit nuk i zgjedhim dot ne shprehte Graciano.
Pas rrëfimit plot emocione mes lotëve, ai u surprizua nga mamaja e tij, të cilën e konsideron mbështetjen e tij më të madhe.
“Kur linda unë mami ishte 16 vjeç, prindërit u divorcuan kur isha 3 muajsh, babi nisi alkoolin. Fëmijëria ime ka qenë shumë e ndrydhur, i thoja mamit mos më bli patetina , çokollatë sepse e doja shumë baletin, nuk dilja të lozja, dy tre herë që kam dalë më kanë tall që ik mos loz,
ik se je balerin, fjalët e sime më më thoshin mos u dorëzo, më dha forcën për t’i parë gjërat ndryshe, me gjithë këto vite babi ishte i largët, e kam pasur ëndërr që im atë te vinte të më shikonte në shfaqje, unë mami dhe nëna jetonim në shtëpi së bashku dhe vjen policia dhe thotë dilni nga shtëpia, ngelëm në rrugë,
im atë ka dy tre varësi, alkooli varesitë problemet, nuk e gjykoj, as ai nuk desh mos të ishte me mamin afër, ai sot e kësaj dite është vetëm, unë i çoj darkën, do t’i thoja pavarësisht të gjithave unë jam krenar për ty dhe më vjen shumë keq. Prindërit nuk i zgjedhim dot”, tha Graciano.