Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Fierit, ku dyshohet se në një kompani ka punonjës të asfiksuar nga lëndët kimike.
Bëhet fjalë për kompaninë koreane “YURA”,
ku në ambientet e saj kanë shkuar forca policie dhe tre autoambulanca.
Paraprakisht dyshohet se punonjësit janë asfiksuar gjatë procesit të punes qe kryhen brenda kesaj kompanie
Raportohet se kjo kompani operon në sektorin e pajisjeve elektrike për automjetet, aktivitet që e ushtron prej 5 vitesh.
Rreth orës 20:30, disa punonjëse të një kompanie për prodhimin e sistemit elektrik dhe të pjesëve automobilistike, kanë shfaqur probleme shëndetësore dhe kanë kërkuar ndihmë mjekësore.
7 prej tyre kanë marrë ndihmën e parë në ambientet e kompanisë, dhe janë larguar në banesë, ndërsa njëra prej tyre vijon të marrë ndihmën mjekësore në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.