E ftuar pak minuta më parë në “Fan Club”, Rike Roçi dha intervistën e parë pas daljes nga shtëpia e BBVIP.
Mes ndjesive që ka si një banore e sapodalë nga reality show, Rike bëri edhe një deklaratë të papritur.
Ajo tha se nëse do e kalonte edhe këtë nominim, ajo do të dilte vetë nga shtëpia.
“Nëse e kaloja atë nominim, unë do e kisha lënë vetë shtëpinë për 2 javë. Po, do kisha dalë vetë, sepse shpirtërisht ai ambient po më bënte keq.
S’e di si duket nga jashtë, por është një ambient shumë negativ. Unë jam një njeri që jetoj me energji dhe atje ka shumë energji negative. Padyshim, Egla ka qenë banorja që më ka dhënë një energji shumë negative.
Ka një negativitet të madh dhe deri në momentin e fundit më ka sharë.”
Në fund, e pyetur se çfarë ndryshimi kishte ky Big Brother nga ai ku ajo ka marrë pjesë dikur, Rike tha se dikur nuk kishte skema dhe strategji dhe se gjithçka ishte reale, ndryshe nga tani.